Dënimi i Valdrin Pjetrit/ PD marshim-protestë në Shkodër, Spahia: Sinjal për Valdrinat që promovon Rama (VIDEO)

SHKODËR-Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një marsh-protestë kundër Valdrin Pjetrit, pas dokumenteve të publikuara ku bëhej i ditur se ky i fundit ka qenë i dënuar në Itali për drogë. Protesta ka nisur në orën 19:30 para prefekturës, duke qenë se Pjetri, para se të kandidonte për Bashkinë e Shkodrës, mbante postin e prefektit. Më pas me pankarta në duar ku shkruhet "T'i kthejmë rinisë shpresën", "Stop lidhjes Shtet-Banda", "Stop blerjes së votës" është bërë një marrshim paqësor në rrugët kryesore të qytetit.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, të pranishëm ishin ish-deputetë dhe figura të tjera të kësaj force politike, si kryebashkiakia në detyrë, Voltana Ademi, apo Bardh Spahia. Ky i fundit në një prononcim për media, tha se kjo protestë nuk është e drejtpërdrejtë për Pjetrin, por për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit promovon dhe u jep pushtet personave me të shkuar kriminale.

"Ky sinjal nuk është vetëm për Shkodrën dhe Pjetrin, por për shumë Valdrin të tjerë që kanë gjetur mbështetjen nga pushteti qendror. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste. Filloi nga Shkodra, si kryeqyteti i traditave të Shqipërisë me një të komanduar nga Rama që zgjodhi një përfaqësues të krimit", tha mes të tjerave Spahia.

Kjo protestë vjen pasi PD-ja nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Gazment Bardhi publikoi disa dokumente, ku sipas tyre vërtetojnë që Valdrin Pjetri, i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, ka qenë i dënuar me burg në vitin 2003 për drogë. Pas këtyre akuzave, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga pala italiane nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndonjëherë ndalim, arrestim, dënim për trafik narkotikësh apo dëbim nga shteti fqinj.

Ndonëse, Pjetri ka mohuar që të jetë dënuar në 2003 për drogë apo të jetë dëbuar nga Italia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
Spahia: Protesta në Shkodër sinjal për Valdrinat e tjerë që ka promovuar Rama

1565810053_bardhi2.jpg

Në një prononcim për mediat, Spahia tha se Valdrin Pjetri nuk është thelbi i kësaj proteste, por kryeministri Edi Rama që promovon dhe u jep pushtet kriminelëve. 

"Ishte një protestë e natyrshme e qytetarëve të ndershëm ndaj tentativës së Ramës për të uzurpuar pushtetin lokal, që nuk kishte si të ndodhte ndryshe që ishte përfaqësues i krimit. Ky sinjal nuk është vetëm për Shkodrën dhe Pjetrin, por për shumë Valdrin të tjerë që kanë gjetur mbështetjen nga pushteti qendror. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste. Filloi nga Shkodra, si kryeqyteti i traditave të Shqipërisë me një të komanduar nga Rama që zgjodhi një përfaqësues të krimit. Edhe para zgjedhjeve ju e keni parë që shteti shqipra në të gjitha nivelet kanë qenë të mbushur me përfaqësues kriminal. Fenomen që ka filluar që me ardhjen e Edi Ramës. Promovimi e mbështetja e kriminalëve, nuk është fenomen pas datës 30 qershor në qeverinë e Ramës. Mënyra e vetme është përgjigja e qytetarëve, duke shprehur në mënyrë paqësore këtë revoltë", tha Bardh Spahia.

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike ka publikuar një listë të "zezë’ me 17 kryebashkiakë dhe deputetë të Edi Ramës të lidhur me krimin.

Ora 20:39
Voltana Ademi e buzëqeshur në protestën e PD-së kundër Valdrin Pjetrit (FOTO)

1565808135_VlotanaAdemi.jpg

E pranishme në protestën e PD-së në Shkodër, sigurisht e pranishme ishte edhe kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi. Ajo shfaqet e buzëqeshur, teksa është në shoqërinë enjë tjetër personazhi të njohur për opinionin publik. Ajo është këngëtarja Rita Ndoci, motra e këngëtarit Frederik Ndoci.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alko: 15/08/2019 13:41

    Valdrin Pjetri nuk eshte “trafikant droge” apo “bande kriminale” siq po perpiqet ta perdhose makineria shpifese e PD qe si nje bishe e plagosur po hedh shkelmat e fundit. Ata njerez aty nuk perfaqesojne Shkodren edhe Bardh Spahia te mos flase ne emer te shkodraneve edhe te mos beje shpetimtarin sepse nuk ja ka dhene askush keto kompetenca. Ai dhe drejtues te tjere PD-ista jane te interesuar vetem per te mbajtur pushtetin ne Shkoder mos tju iku per duarsh ne Shkoder! Shkodranet e vertete duhet te ngrihen e te protestojne kunder ketyre qe per 30 vjet e shfrytezuan Shkodren per interesat e tyre e jo te qytetareve.

    Përgjigju
  • Vlonjati kokrrjepur: 15/08/2019 10:46

    Degjoni o fundrrina të PD, kur themi stop bandave dhe banditëve, nenkuptohen edhe ata që PD per vite ka legjitimuar sepse keta 30 vjet, PD komuniste ka qeverisur më shumë se PS komuniste. Pra hale të dyja!

    Përgjigju
  • une: 14/08/2019 23:04

    Proteste Madheshtore ,Disa Legena me ne krye Bardhin

    Përgjigju
  • Populli: 14/08/2019 20:49

    Keta Jane Plehrat e Bashkise qe I organizon Ademi ndaj z VALDRIN sa me shpejte ne krye te Bashkise se Shkodres .Plehrat me ne krye Ademin ,Spahine e kane vendin ne koshin e Plehrave atje I do sovrani POPULL

    Përgjigju
  • pukjani: 14/08/2019 20:00

    Bravo Shkodra miting madheshtor me 100 bicak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet