Spahiu: Amnistia e ndërtimeve pa leje nxit dhunimin e të drejtës së pronës dhe shton anarkinë e betonit

 

Kreshnik Spahiu ka theksuar në 'Frontline' se një nga dobësitë më të mëdha të Shqipërisë në 30 vitet e fundit është mungesa e kontrollit të territorit dhe dhunimi i të drejtës së pronës.

Ai kritikoi amnistinë për ndërtimet pa leje, duke e cilësuar si një dëm për shtetin, pasi ato cënojnë të drejtat e qytetarëve për breza. Spahiu shtoi se ndërsa amnistitë mund të jenë të dobishme për interesat e shtetit, ato nuk duhet të keqpërdoren për përfitime partiake, veçanërisht kur preken të drejtat e qytetarëve dhe bëhet dëm afatgjatë.

'Armiqtë e Shqipërisë kanë pasur një akuzë për ne. Gjithmonë thonë nuk kanë aftësi shtetformuese. Sipas tyre jo se jemi të paaftë të krijojmë, por të bëjmë shtet. Sepse ne çdo ditë provojmë paaftësitë tona për të ndërtuar një shtet juridik të fortë. Këta e përdorin, një nga dobësitë më të mëdha 3 dekadat e fundit është mungesa e kontrollit të territorit. Nuk ka ndodhur as gjatë pushtimit. Kemi qenë në shekuj të pushtuar, por nuk është masakruar prona se 3 dekadat e fundit. Nëse ka një krim thelbësor që kanë kryer administrata në Shqipëri është trajtimi, maskarada me të drejtën e pronës.

Në saktët e tyre ligjore Kuvendi legjitimon dhunimin e të drejtës së pronës. Nuk jam kundër amnistie. Jam kundër amnistisë për ndërtime pa leje. Marrja e një ryshfeti më pak e dëmshme se një ndërtim pa leje. Nga një ndërtim pa leje në fshat i cenohet e drejta brez pas brezi qindra familjarëve. Një kullë në Tiranë na privon nga shumë të drejta 100 vitet e ardhshme, është dëm publik. Në thelbin e vet amnistia është falja, një instrument kushtetues ligjor i parlamentarëve kur interesat e shtetit janë më të mëdha se të individit.

Kur falen 200 të burgosur, në thekin e vet shteti ka interes ti lërë të lirë se sa të mbajë me bukë 200 veta. Interesi të marri partia ca vota nga ata që kanë ndërtuar pa leje. Shtetet juridike nisen nga interesa kushtetuese, ndërsa shtetet partiake nisen me llogari partiake. Para zgjedhjeve falin gjobat, falin ndërtimet pa leje. Nuk jam kundër, por kundër kur ato keqpërdoren në dëm të interesave të shtetit.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së

Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së