Juristi Kreshnik Spahiu, tha se protesta e PD nuk përbënte asnjë rrezik real për qeverinë Rama.
Duke u ndalur tek dhuna që shoqëroi protestën, Spahiu tha se ky element dëmton jo vetëm opozitën, por edhe imazhin e vendit në botë.
'Ka njerëz që të thonë se Rama ka frikë, unë them se Rama dhe qeveria nuk është se janë rrezikuar nga ajo protestë. Po Berisha e shtyu rrëzimin e Ramës për 20 shkurt, 1 qershor. Tani kush ka fituar dhe kush ka humbur? Nga protesta kanë fituar dhe PD dhe PS por a ka fituar Shqipëria? A solli protesta ndonjë ndryshim sado të vogël, çdo protestë duhet që të korr një fitore. Por nëse thua që do rrëzojmë Edi Ramën dhe se arrijnë atëherë ke humbur. Unë them se nga ai imazh i dhunës Shqipëria nuk fiton’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Ironia e Spahiut: PD u kënaq me fishekzjarre në protestë, sepse kapi 3-4 tituj në mediat e huaja











