Kreshnik Spahiu thotë se arsyeja pse në garën për kreun e PD-së nuk ka kandidatë të tjerë, lidhet drejtpërdrejt me kontrollin e procesit të votimit dhe fshehjen e numrit real të anëtarësisë. Sipas tij, PD-ja, nuk ka më shumë se 10 mijë anëtarë aktivë. 

Sali Berisha i eliminoi të gjithë kundërshtarët brenda partisë, të gjithë kandidatët e saj, cdokënd që do ishte në garë dhe që do të kishte të drejtën për komisionerë. Eliminimi i të gjithë kundërshtarëve bën të mundur që Berisha të fshehë anëtarësinë e vërtetë në PD. Duke votuar një anëtar në votë, nëse do të merrnin pjesë Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Meremja apo Vladimiri, të pestë këta do të kishin komisionerë dhe do numëroheshin të paktën votat e prëgjigjshme.  Sali Berisha do ta fshehë rrudhjen e partisë sepse ajo parti nuk ka më shumë se 10,000 anëtarë. Duke mos lejuar kandidatët në garë, Berisha ka vetëm komisionerët e vet dhe do deklarojë 100,000 vota, 100,000 anëtarë. Pra do gënjejë edhe për numrin e anëtarëve dhe votuesve. Ai fsheh rrudhjën e partisë. Berisha përmes eliminimit të kundërshtarëve, eliminon ccdo lloj fraksioni që në të ardhmen do të zyrtarizohej dhe në zgjedhjet e ardhshme, kur Berisha të jetë 90 vjec, ai fraksion do të ishte në rritje" tha Spahiu


Lajmi kryesor:

'Berisha s’ka bërë kurrë zgjedhje të vërteta në PD', Kreshnik Spahiu kritika: Ka 40 vite që kontrollon partinë, nuk ka çfarë jep më!