Spahiu: Berisha mashtroi
portin e Shëngjinit ia dha Fazlliç

Spahiu: Berisha mashtroi<br />portin e Shëngjinit ia dha Fazlliç
LEZHE- Në një tubim me pushuesit nga Kosova, të cilët ndodheshin në plazhin e Shëngjinit, Aleanca Kuq e Zi akuzoi sot kryeministrin e Shqipërisë se i mashtroi ata kur i deklaroi se do i jepte portin e Shëngjinit.

“Kryeministri krokodil mashtroi dy milionë shqiptarë të Kosovës. I premtoi portin e Shëngjinit qeverisë së Kosovës dhe ia dha Fazllicit.Kryeministri realizoi ëndrrën serbe për dalje në Adriatik.”- deklaroi kreu i kësaj aleance, Kreshnik Spahiu.

Ai akuzoi më tej kreun qeverisë se po bashkëpunon me kryeministrin serb Nikoliç kundër bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës. “Serbia i është mirënjohëse përjetë Berishës për izolimin e shqiptarëve dhe për daljen në Adriatik” tha Spahiu duke shtuar se Berisha është fajtor që Shqipëria është prapa Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt