Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij

 

Kreshnik Spahiu thekson në Report Tv se shtetet e Europës dhe BE nuk janë më të papërgatitur nëse fiton Trump. Sipas tij, ata i kanë paraprirë një fitore të mundshme të tij. 

'Europa dhe Gjermania ndryshe nga hera e parë nuk janë më të papërgatitura për fitoren e Trump. Ka një qasje të re ndaj kandidimit të Trump qoftë nga Gjermania dhe kancelarit europiane qoftë për ndryshimin e rrethanave ekonomike, gjeostrategjike. Nëse Trump fitoi herën e parë kur drejtohej nga Merkel, me politikë të hapur emigracioni. Kishin pikëpamje të ndryshme në marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

Kemi tërësisht rrethana të tjera, Gjermania paguan kuotën në NATO, po ndjek politikat e emigracionit të izolimit. Kemi një Gjermani që në votimet e fundit për eurodeputetët ka mbështetur forca të tjera politike. Ka një qeveri në ikje. Ka gjasa që Scholz të ikë dhe të vijë lideri më pro amerikan që ka Gjermania.'


Lajmi kryesor:

Trump apo Harris/ Spahiu: Shqiptarët të ndarë dhe paqartë se fitorja kujt është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën