Trump apo Harris/ Spahiu: Shqiptarët të ndarë dhe paqartë se fitorja kujt është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës

Kreshnik Spahiu foli sot në Report Tv mbi zgjedhjet në SHBA, ku garojnë për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Kamala Harris. Sipas Spahiut kjo garë ka dyzuar jo vetëm SHBA dhe Europën, por edhe Ballkanin dhe Shqipërinë.

Më tej Spahiu thotë se edhe liderat shqiptarë nuk dinë kë të mbështesin, pasi nuk dinë cili prej kandidatëve do t'i mbështesi ata dhe nuk mendojnë se cili do mbështesi Shqipërinë. 

'Zgjedhjet në SHBA kanë ndarë në mënyrë antagoniste Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë. Pres që liderët politikë të jetë e qartë se kush president do ishte më i përshtatshëm për interesat e kombit shqiptar. E papranueshme që janë të ndarë pro Trump apo pro Harris. Nuk nisen nga interesat se cili president do mbështesi Shqipërinë. Vuçiç po përgatitet për të festuar.'

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:42
Spahiu: Izraeli gjithmonë bëhet me fituesin në SHBA, dhe këtë radhë ata mbështesin Donald Trump

  

Kreshnik Spahiu jep parashikimin e tij në Report Tv lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA. Sipas tij, një tregues i rëndësishëm është se cilin kandidat mbështet lobi izraelit apo hebre. Këtë radhë sipas tij, hebrenjtë mbështesin Donald Trump dhe kjo është treguar haptazi. 

'Pandemia tregoi koston që ka demokracia liberale. Shtete autoritare treguan një lloj epërsie në përballim në raport me Europën dhe SHBA. SHBA është futur në antagonizëm. Rezultati do jetë më i ngushtë. Pala humbëse do jetë e pakënaqur. Pas pandemisë ka rritje të krizës ekonomike. Nëse demokratët përfaqësonin të majtën shtresat e majta. Sot ajo shtresë ka kaluar me Trump për zhvillim ekonomik. E njëjta problematikë ka kaluar në Europë. emigracioni ka cënuar shumë rëndë filozofinë e shtetit komb. Kjo i dha përparësi ekstremit të djathtë. Fitore e Trump do sjelli konfigurim të ri politik në disa shtete të Europës. Për tu fokusuar në atë çka do ndodh, diskutohet se mund të shkojë edhe në barazim.

Për herë të parë nuk do zgjidhet me votë popullore, por do i kalojë rezultati Kongresit. Në tërësinë e vet rezultati në SHBA ndikon indirekt në ekonominë e Europës, Ballkanit. Pa dyshim fitorja e Trump do ndryshojë të ardhmen e luftës në Ukrainë. Lufta Rusi Ukrainë është futur në infinit. Nuk ka interes Europa. Ajo Europë kundër Trump është futur në një krizë pa fund. Lufta mes Izraelit dhe Palestinës është futur në përmasa të mëdha. ardhja e Trump mund të çojë në një zgjidhje radikale. Kam një lloj testi. Lobi hebre dhe Izraeli mban krahun e fituesit. Izraeli është tërësisht me Trumpin. Me të gjithë burime qoftë financiare, qoftë njerëzore, në tërësi, fakti që janë fokusuar në mbështetjen e Trump kanë një lloj garancie.'

Ora 21:37
Spahiu: Gjermania dhe Europa e kanë balancuar qëndrimin ndaj Trump dhe i kanë paraprirë një fitore të tij

 

Kreshnik Spahiu thekson në Report Tv se shtetet e Europës dhe BE nuk janë më të papërgatitur nëse fiton Trump. Sipas tij, ata i kanë paraprirë një fitore të mundshme të tij. 

'Europa dhe Gjermania ndryshe nga hera e parë nuk janë më të papërgatitura për fitoren e Trump. Ka një qasje të re ndaj kandidimit të Trump qoftë nga Gjermania dhe kancelarit europiane qoftë për ndryshimin e rrethanave ekonomike, gjeostrategjike. Nëse Trump fitoi herën e parë kur drejtohej nga Merkel, me politikë të hapur emigracioni. Kishin pikëpamje të ndryshme në marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

Kemi tërësisht rrethana të tjera, Gjermania paguan kuotën në NATO, po ndjek politikat e emigracionit të izolimit. Kemi një Gjermani që në votimet e fundit për eurodeputetët ka mbështetur forca të tjera politike. Ka një qeveri në ikje. Ka gjasa që Scholz të ikë dhe të vijë lideri më pro amerikan që ka Gjermania.'

Ora 21:28
Spahiu: Në Serbi ka filluar festa për fitoren e Trump! Vuçiç ka lobuar fort gjatë fushatës me republikanët

 

Kreshnik Spahiu thekson në Report Tv se në Serbi po përgatiten të festojnë fitoren e Trump. Sipas tij Vuçiç është angazhuar gjatë fushatës me republikanët.

'Kemi tërësisht rrethana të tjera, Gjermania paguan kuotën në NATO, po ndjek politikat e emigracionit të izolimit. Kemi një Gjermani që në votimet e fundit për eurodeputetët ka mbështetur forca të tjera politike. Ka një qeveri në ikje. Ka gjasa që Scholz të ikë dhe të vijë lideri më pro amerikan që ka Gjermania. Zgjedhjet në SHBA kanë ndarë në mënyrë antagoniste Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë.

Pres që liderët politikë të jetë e qartë se kush president do ishte më i përshtatshëm për interesat e kombit shqiptar. E papranueshme që janë të ndarë pro Trump apo pro Harris. Nuk nisen nga interesat se cili president do mbështesi Shqipërinë. Vuçiç po përgatitet për të festuar.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hansi: 05/11/2024 22:07

    Akoma me Spahiun ju , ohuuuuuuuuuuuuuuuuu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë