Ish-kreu i “Aleancës Kuqezi”, Kreshnik Spahiu ka ironizuar listën e kandidatëve të PD-së në Shkodër, të cilët u votuan ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se lista e deputetve të PD që u votua sot në Shkodër, ishte nën nivelin e shoferit të Jozefina Topallit.

"Për Jozefinën s’kam aspak simpati, por lista e deputetve të PD që u votua sot në Shkodër, ishte nën nivelin e shoferit saj.

Tani e kuptoj pse Enver Hoxha vrau gjithë elitën shkodrane dhe mbeti veç pjesa hajvane!" shkruan Spahiu.