Liderët e botës u mblodhën sot në qytetin Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku firmosën Marrëveshjen e Paqes për Gazën.
Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, tha se marrëveshja e Trump për paqen në Gaza është e ngjashme me ‘Rambujen’ për Kosovën.
Spahiu foli edhe për sfidat që mund të përballet Palestina për ndërtimin e një shteti të pavarur. Ai tha se një komb i copëzuar nuk mund të formojë një shtet.
‘Elementi për krijimin e një shteti të ri nuk është numri i popullsisë. Elementi i parë në disfavor është territori që s’do të jetë kompakt. Nëse një territor por i parcelizuar mund të krijojë shtetin e vet, sepse elementi tjetër është garancit që duhet të jap shteti i ri për të mos cenuar shtetet e tjera fqinje. Palestinezët e kanë dëshirë për të vetëqeverisje.
A kanë ata vullnet për të zgjedhur një parlament, nëse palestinezët do nisin luftë civile, duhet që të lobojnë për të njohur institucionet e tyre dhe autonimin ta kalojnë nga autonomi në një shtet të pavarur. Nëse s’do kishte lobim mund të ndodhte që Gaza të boshatisej, por 90 % e Hamasit nuk është eleminuar lë hije dyshimi mes bashkëpunim mes Izraelit dhe Hamasit ose për ndonjë ndërhyrje tjetër ushtarake. Por, marrëveshja e Trump për paqen në Gaza, mendoj se është ngjashme me ‘Rambujen’ për Kosovën’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi situatën politike në Kosovë. Ai tha se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme.
‘Janë të pashmangshme për dy arsye, pas 4 muaj do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Në mars zgjidhet presidenti i ri. Kurti është përballë një fakti të thjeshtë Vetvendosja është fituese e zgjedhjeve por s’ka mazhorancë qeverisëse, sepse nëse s’ke 50 % të votave duhet që të bashkëqeverisësh. Këta kanë për borxh ta mbajnë shtetin peng pa qeveri. Zgjedhjet lokale ishin vigjilie se si do të zgjidhet kriza parlamentare’, tha ai.
-
Nuk mendoj se ngjan me /Rambujene/.Kur u firmos /Rambujea/,Kosoven e njihnin si shtet,0 shtete,po te mos llogarisim dhe /njohjen/ qe i beri dikur Shqiperia ne fillim te viteve 90',kurse Palestinen deri tani e njohin zyrtarisht 147-157 shtete nga 193 anetaret e OKB edhe pa /Rambujene/ e saj.Kosova luftoi,firmosi e pastaj filloi te njihej.S.d.q /Rambujea/e Palestines u formulua gabim.Une e mezi prisja te lexoja ku ishte /krijimi i shtetit palestinez/,imagjino kur e kane lexuar palestinezet! Krijimi i shtetit te Palestines nuk duhej permunder aty nga fundi e me gjysem zeri,por duhej te ishte ne piken e pare,ose te dyte,te konsiderohej si qellimi kryesor e ne baze te tij te vazhdohej qe me synim te arrihet deri ketu,duhet me pare te plotesohen pikat 2,3,4 e me rradhe deri te 20.
Përgjigju









Komente
Komento