Tensionet Kosovë-Serbi/ Spahiu: Kurti-Vuçiç u tërhoqën nga 'ura Ibrit' dhe 'bojkoti' pasi u kërcënuan nga shefi CIA

Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës vijojnë të jenë të ndezura. Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ thotë  pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë dhe Serbi, William Burns, Kurti dhe Vuçiç u tërhoqën nga  'ura Ibrit' dhe 'bojkoti'.

‘Pas takimit me shefin CIA-s të dy janë paralajmëruar se nëse do të ketë zhvillime në rajon do të ketë reagim. Vuçiç hoqi dorë nga taktika e bojkotit. Rikthimi në institucione, kërkesa për asociacionin, janë një tërheqje e dukshme 180 e gradë e kërcënimeve ushtarake që bënte media e Beogradit. Ka veprime të koordinuar me shefin e CIA-s.'- tha Spahiu.

Spahiu tha se nëse kryeministri Albin Kurti vijon të ecë kundër Perëndimit, Kosova rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

Juristi në dukje se ngjarjet e fundit dhe takimet ndërkombëtare kanë ndikuar ndjeshëm në strategjitë e rajonit, duke përmendur se Ballkani i Hapur mund të shërbejë si një alternativë në rast se Procesi i Berlinit dështon.

Spahiu theksoi rëndësinë e qëndrimeve ndërkombëtare dhe sfidat që përballen aktorët rajonalë.

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet në SHBA dhe vjen në pushtet mund të ndikojë në lirimin e Hashim Thaçit dhe mund të shbërbëjë edhe Gjykatën Speciale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje

 

Arben Çejku, ish-ambasador, e ka cilësuar si foshnjarak reagimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me paralajmërimin në disa media se Serbia do të shpallte Kosovën territor të pushtuar. Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Çejku tha se nuk kishim të bënim me një ultimatum por me kërkesa konkrete të Serbisë. Diplomati nënvizoi se sfida e Kosovës është në vazhdojë njohjet.

‘Reagim foshnjarak. Unë nuk mund të përgjigjem për një pyetje që se kë bërë. Tani që ai ka bërë këto 7 kërkesa, e para nuk janë ultimatum janë kërkesa dhe janë një hap mbrapa. Të gjitha janë çështje që duhen zgjidhur. I duhen Kosovës dhe jo Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve me serbët në Kosovë i intereson shtetit të Kosovës në radhë të parë.

Vuçiç duke rihapur fushën e lojës, i gjeti të papërgatitur. Izolimi është i dhimbshëm që flasim sot për një Kosovë që ka kushtëzime, kërcënime për largim nga Cefta dhe një paralajmërim për largim nga Procesi i Berlinit. S’ka njohje ndërkombëtare dhe është hequr fjala lobim për njohje. Kemi një përqendrim të gjithë diskursit se çfarë po e bën Kurti me Veriun. Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohjet. Nuk duhet të ngrejë narrativën që Kurti do të mbrojë Kosovën nga SHBA.'- tha Çejku.

Ora 22:55
Spahiu: Nëse fiton Trump, mund të liroj Hashim Thaçin dhe shpërbëjë Gjykatën Speciale

 

Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv u shpreh se nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet në SHBA dhe vjen në pushtet mund të ndikojë në lirimin e Hashim Thaçit dhe mund të shbërbëjë edhe Gjykatën Speciale.

“Nëse Trump do të kthehet në pushtet prokurori që u rrëzua ose hoqi dorë nga çështja është edhe ai që ka ngritur akuzën edhe ndaj Thaçit dhe Trump mund të ndikojë edhe në shpërbërjen e gjykatës speciale. Aleatët që mbështesin më shumë se SHBA ishin Berlini dhe Parisi dhe ka një ndryshim 360 gradë të Parisit dhe kemi një Berlin që kërcënon Kurtin me përjashtim nga samiti i Berlinit. Edhe Shqipërinë e ka humbur si aleat, ai është kundër armiqve dhe kundër miqve’, tha ai.

Ora 22:43
Spahiu: Kosova do përjashtohet nga Proçesi Berlinit, nëse Albini vazhdon kundër perëndimit

 

Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babramo’ në Report Tv tha se nëse kryeministri Albin Kurti vijon të ecë kundër Perëndimit, Kosova rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

'Edhe  i dërguari i posaçëm i Gjermanisë Manuel Sarrazin, ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj dy palave. Kurti është paralajmëruar se nëse do të përjashtohej nga Procesi i Berlinit, goditja për Kosovën do të ishte fatale. Procesi i Berlinit është i vetmi ku Serbia merr pjesë me Kosovë. Kurti ka qenë avokat i fortë i procesit të Berlinit duke përjashtuar Ballkanin e Hapur vetëm për këtë arsye.

Ballkani i hapur është mbajtur një plan B. Nëse duam ta lexojmë në rreshta atë që kanë thënë përfaqësuesi dhe i deleguari i Gjermanisë në Ballkan, duhet lexuar nëse Kosova do të përjashtohet nga procesi i Berlinit do të katandiset te Ballkani i Hapur. Albin Kurti nuk mund të sillet dhe tu thotë jo edhe miqve edhe armiqve.’- tha Spahiu.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 17/09/2024 15:59

    Po ky Kreshniku nuk ka turp qe del e jep mend ky e perhapi rryshfetim ne gjyqsore qe ju merrte mijera Euro gjyqtare bashke me ate tjetron Bamir Topin pagesa me e vogel ka qene 500000EURO per gjyqtar turp i madh sot ne shqeqeri jep mend i koruptuare dhe i padituri, shtresa e ditur hiku i lan pa pune. dhe ato moren rruget e botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje