“Kur një qeveri është e paaftë dhe e pazonja të bëjë investimet aty ku duhet për rritjen ekonomike, them se standardi i zgjedhjes së bashkëpunimit me FMN është më i domosdoshëm, më i mirë për qeverinë shqiptare, pra uljen e borxhit, uljen e kostove, që një qeveri nuk është e aftë t’i bëjë”, tha Spahiu.
Spahiu ka folur me nota pesimizmi përsa i përket zhvillimit ekonomik në vend. Spahiu tha se rritja ekonomike duhet të përkthehet në rritje të mirëqenies, ndryshe nuk vlen.
“Sa i takon rritjes së ekonomisë, nëse nuk përkthehet në rritje të mirëqenies nuk vlen. Rritja përkthehet në investime, rrite punësimi, mirëqenie, pra se sa njerëzit jetojnë më mirë”, tha Spahiu.
Deputeti u ndal dhe te statusi i minatorit, duke thënë se drafti i propozuar nga LSI do të gjejë mbështetjen dhe nga dy forcat tjera politike, PD e PS. Ai deklaroi se nga ky draft përfitojnë rreth 21 mijë minatorë dhe pika kryesore e tij është mosha e pensionit.
“Nuk bëhet fjalë, nuk besoj që do mundet dikush të dalë kundër këtij drafti. PD dhe PS, LSI është propozues, janë pro këtij drafti, ose iu bëj ftesë që ky draft të mos mbetet në letër. Nga drafti përfitojnë rreth 21 mijë minatorë, pika kryesore është mosha e pensionit”, shtoi deputeti i LSI.
Jam e sigurt që e keni ndjekur raportin e FMN, foli qartë. Çfarë spikati në këtë raport?
Ne kishim para dhjetë ditësh një takim me FMN, ishte një takim i grupit parlamentar, një dëgjesë e tyre për shqetësimet dhe arritjet e qeverisë në katër vitet e shkuara. Janë probleme, që unë jo se jam i kënaqur që i dëgjova dje, por shqetësimi që ngritën ne si opozitë, shqetësime tjera që i kemi ngritur sa i takon programit qeverisës 2017-2021, dhe për koicidencë janë 100% të njëjtat shqetësime, që në Shqipëri zënë një vëmendje më të veçantë.
Raporti sjell disa shqetësime, të cilat ne i kemi sjellë në vëmendje, që bëhet fjalë për bashkimin e Tatimeve me Doganat. A është një shqetësim real dhe çfarë sjell në vend?
Para dy ditësh, para se të dalë raporti i FMN, dëgjova si reagim të MF që nuk do krijohet ky bashkim dhe them që është një ljam i mirë. Janë ekspertë që parashikojnë mjaft problematika sa i takon të ardhurave. Bëhet fjalë për 15% të ardhura më pak, gjë që bie ndesh me prioritetin qeverisës për uljen e borxhit. FMN është kreditor për ekonominë shqiptare dhe kur vjen puna te dhënia e një kredie për dikë shqetësimet janë reale.
Ka pasur mjaft debate për rolin e FMN, në Shqipëri ekspertët kanë qenë spektikë. A është i nevojshëm bashkëpunimi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje tjetër nga qeveria “Rama 2”?
Kam tendencës e moskontrollit, pasi ne jemi vetë që e bëjmë më mirë ekonominë shqiptare. Marrëveshja me FMN ishte e nevojshme në vitin 2013, për situatën makroekonomike që kishte vendi dhe qeverisjes së keqe, sa i takon aspektit ekonomik të gjërave dhe prirja për stabilitet financiar janë kërkesa të FMN. Natyrisht mund ta shohësh dhe në aspektin tjetër se mund të rritë borxhin. Nëse kostot e borxhit krahasuar me investimet, mund të zgjedhësh dhe variantin e dytë, që të ndash të njëjtin borxh dhe të investosh në ekonomi, që të çon në rritje ekonomike. Qeveritë janë të paafta që të bëjnë këtë menaxhin. Të ardhurat janë nga bizneset, që mblidhen nga tatimet e doganat, qeveritë bëjnë investimet. Kur një qeveri është e paaftë dhe e pazonja të bëjë investimet aty ku duhet për rritjen ekonomike, them se standardi i zgjedhjes së bashkëpunimit me FMN është më i domodoshëm, më i mirë për qeverinë shqiptare, pra uljen e borxhit, uljen e kostove, që një qeveri nuk është e aftë t’i bëjë.
A është rritur mirëqenia?
Kemi dy projekte të mëdhaja, por flitet thjesht me shifra. Duhet një zhvillim ekonomik në sinkron i të gjithë komponentëve që bëjnë ekonomi. Baza e çdo gjëje nis me buxhetin. Buxheti për bujqësinë vjen gjithmonë me ulje, që këtu nuk kemi ç’të flasim më. Ka shumë gjëra që na bëjnë pesimistë për 2021. Zgjedhjet e këtij viti ishin zgjedhje që e panë LSI në opozitë dhe jo të dëshiruar. Kam bindjen se kjo që ndodhi tregoi paaftësinë e PS për të pasur një program të qartë gjë që u materializua në programin qeverisës, ku nuk flitej për asnjë politikë të qartë ekonomike, ku jemi dhe ku do shkojmë.
Vështirësitë më të mëdha?
Kryesorja është punësimi, dita ditës e shohim që Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e parë të kërkesave për azil, e gjitha vjen për mungesën e shpresë, të një vendi pune që krijon vende pune. Kjo duket e vakët.
Statusi i minatorit?
PS ka një përgjigje shumë të thjeshtë, unë vij nga një familje minatorësh, jam rritur në Bulqizë. Është një problem, një borxh i madh që gjitha qeveritë ia kanë kësaj shtrese, heronjve të punës shqiptare. Ka ardhur momenti që ne bashkërisht, me gjithë grupet parlamentare, të bëjmë një status që funksionon dhe jo një letër që s’ka vlerë.
Si do zgjidhet?
Absolutisht që do i shkohet deri në fund këtë herë. Nesër është prezantimi në komision, gjithë materiali i kalon qeverisë. Shtysa e LSI është që ky draft të marrë një përgjigje sa më shpejt, brenda afateve kushtetuese.
Çfarë do zgjidhet me këtë draft?
Ka disa pika, kryesorja ka të bëjë me pensionin, mosha. Një nga masat e para që mori qeveria në 2013 ishte ulja e moshës për daljen e minatorëve në pension. Ka të bëjë me shërbimet mjekësore. Është e papranueshme që në Bulqizë nuk ka një shërbim urgjence. Një person që dëmtohet në minierë ose çohet në Peshkopi, ose në Tiranë.
Do ta gëzojë mbështetjen politike?
Nuk bëhet fjalë, nuk besoj që do mundet dikush të dalë kundër këtij drafti. PD dhe PS, LSI është propozues, janë pro këtij drafti, ose iu bëj ftesë që ky draft të mos mbetet në letër.
Zgjidhje përfundimtare?
Statusi shuan problematikat e minatorëve, njerëzve që punojnë, sa i takon problemeve të shëndetit dhe pensionit.
Sa persona do përfitojnë nga drafti?
Drafti është përpiluar nga sindikatat, besoj që pas 30 ditësh do kemi të dhënat e sakta. Bëhet fjalë për rreth 20-21 mijë përfitues. Ka ndryshim shifrash, një pjesë e minatorëve nuk jetojnë më. Kjo është në favor të qeverisë, është një numër më i vogël. Do ketë komisione të veçanta, që do bëjnë vlerësimin.
Minatorët jetojnë të varfër?
Është ndër zonat më të varfra në Shqipëri.
Nëse dikush ka humbur jetën gjatë punës?
Bëhet fjalë për rreth 400 minatorë që kanë humbur jetën në kohën kur kërkesat dhe kushtet ishin me serioze se sot. Ata nisen të shkojnë në punë dhe nuk dihet fundi i tyre.
Pse gjithë ky mjerim në Bulqizë?
Po të isha vetë do ta zgjidhja shumë shpejt, por nuk jam. Me dëshirë të mirë çdo gjë arrihet, mjafton të kishte mbaruar “Rruga e Arbrit”.