Klodiana Spahiu në Report Tv: Humbësi ta kërkojë fajin te vetja! Opozita tenton konflikt politik me akuzat e pabaza, PS nuk do të bjerë në batakun e saj

Klodiana Spahiu, deputete e PS në Durrës, tha se humbësi në zgjedhje duhet ta kërkojë fajin nga vetja. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se çdo forcë politike që ka humbur duhet të bëjë një analizë të vetën në mënyrë që të kuptojë se ku ka çaluar, pasi fajin nuk mund ta kërkojë te kundërshtari. Madje shtoi deputetja socialiste se edhe PS do të bëjë analizën e saj në qarqe ku mendon se nuk bëri dot maksimumin.

"Kushdo që të ishte humbësi së pari duhet t'i kërkojë defektet te vetja. Përmirësimi i një force kur humbet vjen duket analizuar shkaqet e humbjes. Çdo humbje kërkon një analizë të thellë. Edhe ne kemi gjëra për të rregulluar dhe do të bëjmë analizën në ato qendra votimi ku mendojmë se nuk kemi bërë mjaftueshëm", tha Spahiu.

Spahiu foli edhe për ankimimet e opozitës ku kërkon ribërjen e zgjedhjeve në disa qarqe, duke thënë se këtë kërkesë duket ta mbështetësh në fakte e prova dhe jo thjeshtë të shkosh në KAS dhe t'u thuash atyre 'mi siguroni dokumentet'. Spahiu tha se opozita po krijon një tendencë negative që  kërkon të nxisë konflikt politik, batak në të cilin PS nuk do të bjerë.

"Që ti të kërkosh ribërjen e zgjedhjeve duhet të dokumentosh shkeljet e bëra ditën e zgjedhjeve. Ti kërkon këtë dhe nuk ke fakte. Çdo forcë politike ka të drejtën e ankimimit, por këtu ka mosmarrëveshje edhe midis drejtuesve të opozitës. Dolën të dielën dhe thanë se në kuti është verdikti i popullit. Pse tani duhet të krijojnë kaq shumë anomali dhe përplasjeje politike? PS nuk duhet të bie më batakun e asaj çfarë kërkon opozita, pasi ne kemi një detyrim të madh ndaj qytetarëve, nëse duan të bashkëpunojnë janë të mirëpritur. Por shikoj një tendencë shumë negative dhe aspak bashkëpunuese për të mirën e vendit", tha ajo.

Në lidhje me akuzat për votim të dyfishtë, Spahiu tha se identifikimi biometrik  ishte një nga proceset që nuk ke se si i manipulon.

"Në këto zgjedhje të paktën identifikimit biometrik ka qenë një proces që nuk kishe se si ta manipuloje. Ka patur disa qendra ku ka pasur probleme teknike, por u rregullua. Të akuzosh që janë bërë veprime të tilla së pari ti ke akuzuar komisionerit tënd që ka qenë aty prezent", u shpreh Spahiu.

Në fund Spahiu foli edhe për projektimin në portin e ri turistik në Durrës , ku tha se puna ka nisur në kalatën lindor të portit tregtar dhe se ky projekt do të jetë një vlerë e shtuar  për Durrësin duke e kthyer atë sërish në pikën më të fortë turistike në vend.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit