Spahiu: Nje protestë që zgjat 2 orë dhe pastaj shkojnë 2 muaj në plazh! Nuk e dobëson Edi Ramën

 

Kreshnik Spahiu kritikoi mënyrën e të protestuarit të opozitës, që nuk ka asnjë qëllim në vetvete. Në Frontline ai shprehet se protesta të tilla me 2 orë e më pas 2 muaj plazh, vetëm sa forcojnë pushtetin e Ramës dhe nuk e dobësojnë.

'Jam nga ata që e njoh në veprimet e veta Berishën në distancë. Çka i analizoj i kam të faktuara. Në protokollin e protestës folën jo rastësisht vetëm dy figura politike, të tjerët nuk ishin eksponentë politikë. Të gjithë të tjerët i la në shesh, nuk e bëri rastësisht. Nga sot askush nuk është i sigurt në listën e deputetëve. Unë e di si funksionon ai 6 muaj para zgjedhjeve. E ka si burim pushteti. Jo rastësisht dha mesazhin që i vetmi i sigurt është Meta. Kishte dy sulme, kundër amerikanëve dhe kundër SPAK. Pra  fjalimet ishin që liderin e opozitës e vendos populli. Nga ana tjetër, pjesa më e parëndësishme është numri për ta. Ai merr një turmë dhe ia vë në dispozicion Metës.

Këtu bëhet fjalë KÇK dhe zgjidhim hallin personal. Suksesin e protestës e shoh nga vazhdimësia. Protesta 2 orë dhe 2 muaj në plazh dhe nga fundi i shtatorit kujtohen për protestë tjetër e forcon pushtetin e Ramës. Protestë part-time kur fillon plazhi dhe kujtohemi nga shtatori. Këto i kemi parë, asnjëherë nuk e kanë forcuar Ramën. Një pushtet që gjysma i ka në burg nuk dobësohet por forcohet. Paradoksale. Këto janë protesta që nuk kanë qëllim në vetvete. Të dalësh e të rrëzosh kryeministrin nuk shkon tek bashkia. Të gjitha veprimet tregojnë se vetëm rrëzimin e Ramës nuk duan, është garanti i vetëm i Metës dhe Berishës në politikë.'


Lajmi kryesor:

Frontline/ Ironia e Spahiut: Nuk vihet në pushtet duke sulmuar Amerikën dhe Prokurorinë! Një protestë 2 orë pastaj 2 muaj plazh, muk e dobëson Edi Ramën


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar