TIRANE - Aleanca Kuq e Zi duhet të jetë lokomotiva e opozitës shqiptare. Kështu ka deklaruar lideri i saj Kreshnik Spahiu, ne letrën e sotme drejtuar policisë, gardës dhe shërbimit informativ shqiptar për platformën e 7 prillit pa Berishën. Ky është edhe qëllimi i këtij tubimi paqësor në këtë datë.

Aleanca Kuq e Zi i ka kërkuar aleatëve të Partisë Demokratike të tërhiqen ndërsa edhe njëherë Spahiu akuzuar kryeministrin për mosrespektimin e votës së lirë.

"Ky njeri tashmë ka treguar që nuk respekton votën e lirë. Është kthyer në një diktator dhe diktatorët nuk largohen me vota. Ne duhet ti tregojmë atij që pas një shekulli, pas 100 bitesh ky do të jetë udhëheqësi i parë, i cili largohet me turp. Udhëheqësi i parë që largohet jo vetëm si armik i lirisë dhe demokracisë, por ky do të largohet si tradhtar i interesave tona kombëtare, si një misionar i agjenturave anti shqiptare", tha Spahiu.

Spahiu gjithashtu i ka bërë thirrje partive të opozitës të largohen nga parlamenti, duke e cilësuar atë si kuvend gangësterash.

"Një nga qëllimet kryesore të protestës është për ti apeluar gjithë partive opozitare largohuni nga ai parlament i fëlliqur, nga ai kuvend i gangsterëve , nuk ka vend aty", theksoi kreu i AK-së.

7 prilli si manifestim i shqiptarëve kuq e zi ka qenë thirrja e Spahiut për t’i ftuar qytetarët shqiptarë në këtë protestë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)