Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se para se Edi Rama të bëhej kryeministër, Prokuroria nuk guxonte kurrë të arrestonte një shef të Shërbimit Informativ Shtetëror, si në rastin e Hysenit.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se ky është një standard pozitiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
"Duhet të kemi parasysh që prokurorët e Prokurorisë Speciale janë konsultuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshi ata të BE-së, për çështjen e procedimit dhe arrestimit të Hysenit. Pra nivele të larta diplomatike kanë qenë në dijeni dhe kanë ndezur dritën jeshile për çështjen e Hysenit.
E dyta, nëse Shqipëria ka treguar një pikë të dobët në standardin e krijuar për mungesën e autoritetit dhe organizimit të SHISH që duhet të jetë një nga shtyllat kryesore të ndërtimit të një shteti dhe kjo është një pikë e dobët në procesin e anëtarësimit, nga ana tjetër, edhe arrestimi i Hysenit përbën një standard pozitiv në optikën e BE-së përsa i përket pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Pra Shqipëria ka demonstruar atë që për 36 vite nuk ka ndodhur. Nuk i arrestoje dot krerët e shërbimit sekret të Berishës e Metës. Rama a po e pengon apo po e lejon drejtësinë të bëjë punën e vet?", tha mes të tjerash Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Heqja e të drejtës së vetos, e vetmja mundësi që Shqipëria të antarësohet sa më shpejt në BE






