Në çdo hapësirë europiane që me sforco arrin të gjejë, Sali Berisha nuk heziton të "nxijë" Shqipërinë, duke e portretizuar me ekzagjerim për problemet që ka, por edhe duke shpikur aty ku situata është pozitive dhe e përmirësuar.
I ftuar në Repolitix, Juristi Kreshnik Spahiu thotë se opozita shqiptare është e vetmja në botë që për politikën e ditës është e gatshme të pengojë hapat historikë te vendit.
Në strategjinë e Berishës, Spahiu thekson edhe paradoksin: Kryedemokrati sulmon vazhdimisht ambasadorin e Bashkimit Europian, ku ankohet vazhdimisht.
“Dua të bëj një pyetje për publikun. Shqipëria nuk i plotëson standardet në çdo lloj rasti, si t’i bësh presion, si mos t’i bësh, Shqipëria nuk e bën dot si Holanda. Kemi një Shqipëri pa standarde, e duam në BE apo jashtë BE-së? Të shkojmë të gjithë të ankohemi në BE mos na fusni se nuk i plotësojmë standardet? Kjo kërkon një përgjigje. Unë shikoj një popull të ndarë sipas pasionit politik. Socialistët e duan Shqipërinë në BE, demokratët e shohin si futjen e Ramës në BE.
Nëse Shqipëria hyn në BE, është meritë e qeverisë aktuale, por nëse Shqipëria nuk hyn në BE është përgjegjësi e qeverisë aktuale dhe nuk është faji i opozitës se proteston me molotov. A ka të drejtë Berisha për atë që thotë, që të shkojë në BE dhe të shajë atdheun e vet? Edhe nëse nuk hyn në BE Shqipëria, mos mendoni që do rrëzohet Rama dhe vjen në pushtet Berisha. Edhe të shkosh të ankohesh në BE dhe t’i thuash dhe të merresh me gjininë dhe prirjet seksuale të ambasadorit të BE, kjo është e turpshme. Si ankohesh në BE dhe i shan ambasadorin?”
Lajmi kryesor:
Kush anëtarësohet e para në BE/ Spahiu: Mali Zi më i korruptuar dhe më inkriminuar se Shqipëria










