Tre ishin çështjet kryesore për të cilat kryenegociatores Majlinda Dhuka iu desh të jepte sqarime para Komisionit të Jashtëm teksa bëri një pasqyrim të procesit të integrimit europian. Opozita kërkoi më shumë informacion mbi çështjet që thotë se po bllokojnë integrimin, siç është dosja “Balluku” apo “AKSHI”, ndërsa u fokusuan edhe tek IPARD apo marrëveshjet e investimit me vendet jashtë BE-së.
Juristi Kresnik Spahiu, i ftuar në Repolitix, tha se zotimi i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste për mbylljen e negociatave në 2027, ose brenda këtij mandati qeveriës, është vërtetë objektiv dhe realist.
“Socialistët nuk kanë pse të vendosin një datë më që mund të hapë probleme vetëres së tyre, nëse ata rrisin pritshmëritë e publikut dhe gjejnë një datë brenda mandatit të tyre, nuk besoj se do të bënin gjë tjetër veçse do të zgjidhnin. Shqipëria në shumë aspekte është përpara Malit të Zi. Mali i Zi është një shtet i korruptuar më shumë se Shqipëria. Politika, qeveria, gjyqësori dhe policia e Malit të Zi absolutisht është e faktuar që është një nga shtetet më të korruptuara në rajon. Nuk do të kishte asnjë arsye që Mali i Zi të kishte prioritete përpara Shqipërisë",- tha Spahiu.
Komente









