Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar përplasjet e kryeministrit Edi Rama me shoqatën e gjyqtarëve për rastin e Belinda Ballukut. 

Ai tha se përplasja mes gjyqtarëve dhe kryeministrit Rama është fakt pozitiv që gjyqsori nuk kontrrollohet nga politika.

'Në 35 vite janë shkarkuar gjyqtarë apo prokruror në vendimarrje  politike nga Kuvendi dhe asnjëri gjatë qeverisjes Edi Rama, por para dhe në këtë konteskt ka të drejtë Edi Rama. Po kush është ndryshimi mes Ramës dhe Berishës. Berisha është njeriu që njeh dhe ka informacion për 100 për qind të gjyqtarëve me emër mbiemër dhe fis dhe kush e ka emëruar. Ndërkohë Rama njeh më shumë ndërtues dhe arkitekt sesa gjyqtarë dhe këtë jua jap me siguri të plotë. Pavarisht vjetërisë dhe jetëgjatësisë së tij në pushtet Rama ka mangësi si funskionon sistemi i drejtësisë dhe kjo është pjesa negative dhe pozitive fakti që si njeh dhe s'ka informacion është avantazh për pushtetin gjyqësor', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Spahiu: Prokurorët e SPAK po e hetojnë me sukses zbulimin e vrasjeve të 21 janarit