Miratimi i ndarjes së re territoriale sipas propozimit të socialistëve, me 46 bashki nga 61 që ishin më parë, do të varet nga dakordësia me ndërkombëtarët. Sipas deklaratës së juristit Kreshnik Spahiu në ‘Repolitix’ në Report Tv, projekti s’do të kalonte nëse ndërkombëtarët do të shfaqnin rezistencë.
“E para, a ka rezistencë brenda Kuvendit? A ka rezistencë brenda PS? A ka oponencë ndërkombëtare? Edhe nëse ka, gjithnjë në politikë luhet shah mat, shkohet në projektin ekstrem për të përfituar më poshtë. Nëse do të bëjnë ujdi me demokratët, demokratët do e lëshojnë diku tjetër. Nëse do të bëjnë ujdi me BE, BE duhet të lëshojë diku tjetër. Nëse do t’ia kërkojnë amerikanët, edhe ky do të jetë aset se do të thotë po e bëj për ju”, tha Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Shqipëria s’ka 1.4 miliardë banorë si Kina që PD-PS bëjnë ndarje territoriale çdo 4 vjet





