Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se, pavarësisht viteve që kanë kaluar, hetimet nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit mund të sjellin zhvillime të rëndësishme.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa komentoi marrjen në pyetje sot nga SPAK të ish-presidentit Bamir Topi si person që ka dijeni, sipas tij edhe pse koha ka zbehur provat, nuk përjashtohet mundësia që SPAK të ketë prova të reja të cilat ta çojnë në konkluzione të tjera.
Ai theksoi se organi i posaçëm mund të kalojë nga faza e marrjes së personave që kanë dijeni, në marrjen e tyre si të pandehur.
‘Kaq vite i zbehin provat. Por ne shpesh herë ka humbur shumë baste në raport me punën e SPAK s’është çudi që edhe në këtë çështje SPAK të na surprizoi pozitivisht. Nuk përjashtohet që SPAK të ketë konkluzione të tjera dhe të shkojë nga marrja e personave në dijeni në marrjen në të pandehur. Versioni që gardistët kanë shtënë pa dashje ka rënë, sepse s’do të dekoroheshin pse bënë vrasje nga pakujdesia, por u dekoruan në atë periudhë për kryerjen e një misioni që u ishte kërkuar. Mund të ketë prova që ne ende si dimë, duket se ka një lloj pingpongu. Dy subjekte që mund të jenë nën hetim ish-kryeministri dhe ish- ministri i Brendshëm nuk bashkëpunojnë me njëri -tjetrin tani dhe mbase duan t’ja kalojë topin e përgjegjësisë penale njëri-tjetrit’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar përplasjet e kryeministrit Edi Rama me shoqatën e gjyqtarëve për rastin e Belinda Ballukut.
Ai tha se përplasja mes gjyqtarëve dhe kryeministrit Rama është fakt pozitiv që gjyqsori nuk kontrrollohet nga politika.
'Në 35 vite janë shkarkuar gjyqtarë apo prokruror në vendimarrje politike nga Kuvendi dhe asnjëri gjatë qeverisjes Edi Rama, por para dhe në këtë konteskt ka të drejtë Edi Rama. Po kush është ndryshimi mes Ramës dhe Berishës. Berisha është njeriu që njeh dhe ka informacion për 100 për qind të gjyqtarëve me emër mbiemër dhe fis dhe kush e ka emëruar. Ndërkohë Rama njeh më shumë ndërtues dhe arkitekt sesa gjyqtarë dhe këtë jua jap me siguri të plotë. Pavarisht vjetërisë dhe jetëgjatësisë së tij në pushtet Rama ka mangësi si funskionon sistemi i drejtësisë dhe kjo është pjesa negative dhe pozitive fakti që si njeh dhe s'ka informacion është avantazh për pushtetin gjyqësor', tha ai.
Komente












