Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka krahasuar liderët politikë të Shqipërisë dhe Kosovës duke bërë edhe ironi me 'çmendjet' e politikanëve shqiptarë.

Spahiu shkruan se edhe pse liderët politikë në Kosovë kanë më pak shkollim dhe më pak specializime jashtë shtetit krahasuar me “Profesor-Doktorët” e Shqipërisë si Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi apo Meta, nuk sillen si të sëmurë psikik as kur humbasin zgjedhjet dhe as kur arrestohen. Ndërsa politikanët shqiptarë, Spahiu i konsideron si "ordinerë dhe të pa edukuar" dhe me çrregullime të mëdha mendore.

"Ndonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Albin Kurti kanë më pak shkollim, më pak specializime jashtë, më pak eksperiencë, më pak traditë, më pak tituj shkencor, krahasuar me “Profesor-Doktorët” e Shqipërisë, si Berisha, Rama, Basha, Monika apo Meta, ndonëse ata të Kosovës vinë nga lufta dhe burgjet, ndonëse ata vijnë nga dhuna dhe plumbat, krahasuar me këta 5 udhëheqësit tanë të rritur dhe shkolluar mes luksit, apo mes universiteteve të Europës, ata në Kosovë nuk janë sjellë si të çmendur apo si të sëmurë psiqik as kur kan humbur zgjedhjet, madje as kur u janë vendosur prangat.

Ata kanë pritur me qetësi humbjen, ata kanë pritur si burra edhe burgun.

Pse këta të shkolluarit e Shqipërisë janë më rrugaçë se ata të Kosovës?

Si gjykoni ju, këta psikopatët e Shqipërisë:

– janë të çmendur,

– janë ordinerë,

– janë të inkriminuar,

– janë të friksuar

apo ….

– thjesht aktrojnë?, " shkruan Spahiu