Spahiu: Të gjitha partitë opozitare në Kosovë janë afruar më shumë me Shqipërinë sesa Vetëvendosja!

 

Katër vite në pushtet të Vetëvendosjes kanë treguar jo vetëm një ngrirje apo ftohje të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë dhe Kurti-Rama, por edhe një izolim të Kosovës nga partnerët ndërkombëtarë, Perëndimi dhe SHBA. 

Madje për juristin Kreshnik Spahiu, në intervistën e dhënë për REPORT TV, populli i Kosovës duhet të zgjedhë rrugën amerikane dhe perëndimore, pasi nuk e ka luksin për të kundërtën. Madje ai ndan mendimin se në këto katër vite, partitë opozitare në Kosovë janë afruar më shumë me Shqipërinë se sa Vetëvendosja dhe Kurti.

“Po ta shohësh, partitë opozitare janë afruar më shumë me Shqipërinë sesa Vetëvendosja. Këta të fundit janë treguar të ftohtë në 4 vitet në pushtet, pasi prisnin elozhe dje. Asnjë parti nuk e siguron dot 50% në zgjedhjet e ardhshme dhe koalicioni është i nevojshëm. Kurti e ka larguar Kosovën nga Shqipëria”, analizon juristi situatën.

Edhe për marrëdhëniet e Kosovës dhe qeverisë së Kurtit me ndërkombëtarët, Spahiu ndaj të njëjtin mendim, se ai e ka izoluar vendin dhe duket se Kosova është antiamerikane dhe antiperëndimore.

“Mendoj që situata është kritike shumë, çdo gjë do varet nga pozicionimi i Kosovës nga zgjedhjet e ardhshme. Populli i Kosovës s’e ka luksin të zgjedhë qeveri antiamerikane dhe antiperëndimore. Kosova është rast eksplicit që pavarësia dhe sovraniteti i saj janë krijuar në bashkëpunim me ndërkombëtaret, me partnerët, me ushtrinë amerikane. Kosova nuk ka ekzistuar si shtet, por u krijua fal ndërhyrjes së ushtrisë amerikane e NATO. Ne s’e garantojmë dot sovranitetin pa ndihmën e tyre. Pra nuk bëjmë gjë tjetër, por e largojmë nga Perëndimi dhe SHBA. Sepse Shqipëria është aleate e tyre. Dhe për Kosovën Perëndimi është më i rëndësishëm se Albini. Kosova duhet të zgjedh parti që janë properëndimore, sepse e afron edhe me Shqipërinë”, thekson ai.

Në fund ai përshkroi edhe një herë marrëdhëniet e ftohta mes dy kryeministrave shqiptarë, që u panë edhe në takimin e djeshëm.

“Mardhënia Kurti-Rama është me ë ftohta që ka ekzistuar më parë, edhe pse është rasti Rugovës me Berishën shumë vite më parë, që patën të njëjtën situatë. Por kjo është e ngrirë, tregohet dhe me gjestikulacione, sikur foli një kryeministër armik, por as u duartrokit. Rama foli për UÇK dhe Kurti s’ka pse mërzitet se Rama kërkon lirimin e Thaçit dhe përfaqësuesve të tjerë të UÇK”, përfundoi Spahiu.


Lajmi kryesor:

Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë


A.Q/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty