Spahiu: Tirana dhe Prishtina të papërgatitur nëse Trump ka projekt ndryshe nga BE për Kosovën

Kreshnik Spahiu ka ngritur disa pyetje dhe shqetësime te '5 Pyetjet nga Babaramo' për situatën politike dhe territoriale në Ballkan. Ai thekson se serbët janë më të organizuar diplomatikisht për një "Serbi të madhe", ndërsa shqiptarët janë të përçarë mes njëri-tjetrit, duke akuzuar dhe përplasur partitë për lidhje me Vuçiçin.

'Në gjë është e qartë që serbët janë më të qartë diplomatikisht për një Serbi të madhe. Ne shqiptarët jemi dhe në konflikt me njëri tjetrin. E paprecedentë kur Kosova rrezikohet nga akte terroriste brenda 24 orësh ke konflikt dhe sherr në partitë në tiranë dhe Prishtinë. Akuzojnë njëri tjetrit kush është spiuni i Vuçiçit. Hipoteza e parë, nëse amerikanët dhe europianët do kenë 2 projekte të ndryshme a janë të përgatitur Tirana dhe Prishtina kahun e kujt do mbajnë. E dyta, Tirana krahun e kujt do mbajë nëse Kosova do refuzoj projektin e amerikanëve. E treta e them me bindje, ka projekte studimore, zyrtare mbi disa alternativa të së ardhmes së serbëve, shqiptarëve, maqedonasve. Kanë projekte si do funksionojnë një Shqipëri e madhe, Maqedoni e ndarë. A kanë shqiptarët një projekt, nëse vihen përpara faktit për ndarje territoresh?'

Ai përmend mundësinë e dy projekteve të ndryshme nga Amerika dhe Europa dhe se si Shqipëria dhe Kosova mund të reagojnë nëse ndodhin ndryshime territoriale, duke ngritur pyetje se cilat parti shqiptare kanë një projekt të qartë për korrigjimin e kufijve.

'Kemi 100 vjet që në mënyrë folklorike themi jemi kombi më i dëmtuar, nga territore. Jemi ne duhet të kërkojmë korrigjim kufijsh. Nëse Uashingtoni thotë çfarë kërkoni që të ndryshojnë kufijtë. Cila parti shqiptare ka një projekt për korrigjim kufijsh? Çfarë të keqe për ta pasur të gatshëm konceptin e ndryshimit të kufijve. Për 90% të njerëzve që nuk e kuptojnë të drejtën e vetëvendosjes, nëpërmjet plebishitit populli vendos atje ku jeton si do ta ketë të ardhmen e vet. Ne ende jemi të paqartë më veten. Shqiptarët në Presheve janë pro korrigjimit të kufijve. A jemi të gatshëm të diskutojmë këto çështje?'

Sipas tij, shqiptarët ende nuk janë të qartë për të ardhmen dhe për mënyrën se si do të reagojnë nëse shohin autonomi për serbët.

'Nesër nëse faktori ndërkombëtar njeh autonominë të disa krahinave për serbët. Me çfarë do e kundërshtojmë ne? Do i dalim kundër NATO-s ushtarakisht, apo me këngë dhe valle. Kufijtë janë vendosur nga ndërkombëtarët. Na e vendosën sovranitetin dhe jemi fodull themi do vendosim ne. Kemi sovranitet të cunguar sepse jemi të varur nga aleatët tanë. Ende nuk e kemi të qartë çfarë projekti kanë.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Kush loboi më fort në SHBA për fitoren e Trump: Shqipëria, Serbia apo Kosova?


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet