Spahiu: Kush loboi më fort në SHBA për fitoren e Trump: Shqipëria, Serbia apo Kosova?

TIRANË - Kreshnik Spahiu analizoi në '5 Pyetjet nga Babaramo sfidat gjeopolitike që Kosova dhe shqiptarët mund të përballen në kontekstin e ndryshimeve globale dhe rajonale, pas sulmit terrorist në Zubin-Potok, ku u sulmua infrastruktura kritike e Kosovës.  

Ai thekson rrezikun e shpalljes së autonomisë nga serbët në veri, duke e cilësuar si pjesë të një strategjie për të thelluar ndarjen dhe për të arritur një mosbashkëjetesë me shqiptarët.

'Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe një konkluzion në fund të analizës me shumë modesti deklaroi se Serbia po shpejton në kohë për ta vendosur administratën e re amerikane përpara statusit të kryer të serbëve në veri. Pyetja e parë lind, a janë shqiptarë apo serbët një hap para ndryshimeve gjeo-politike në Ballkan, dhe me ndryshimin e administratës amerikane. Donald Trump do ketë një protagonizëm se administrata Biden dhe do kërkojë një follou up, një vazhdimësi të politikës së tij protagoniste në Europë Ballkan dhe Azi. Trump nuk vjen për herë të parë, duhet të rifreskojmë mendimet e Trump për Kosovën, qeverinë e Kurtit. Dualizmin e dy projekteve amerikan dhe europian.'

Spahiu nënvizon rëndësinë e projektit franko-gjerman për Kosovën, duke e cilësuar si më të mirin për shqiptarët, dhe paralajmëron se çdo projekt i ardhshëm mund të jetë më i keq.

'Pyetja e dytë që ne shqiptarët dhe Kosova do përballen pas 4 muajsh me një projekt të ri për Kosovën, më të mirë se franko gjerman, më të keq apo të njëjtin. I vetmi gabim që ne mund të shohim tek vetja, nuk e kemi përqendruar në koha projektin franko gjerman. Është më i miri për shqiptarët, dhe çdo projekt më vonë ose do jetë njësoj ose më keq.'

Ai gjithashtu flet për ndikimin e faktorëve pro-rus në rajon dhe shqetësimet për destabilizimin nga Rusia.

'Serbët, po përgatiten të shpallin autonominë në veri. Kërkojnë krahinë. Gjithë fokusi i investimit për aleanca dhe partneritetin është të detyrojë perëndimin të njohë autonominë, për të lënë një gozhdë që kjo krahinë në të ardhmen të thellohet derisa të shkojë në konceptin e tyre të mos bashkëjetesës me shqiptarët. Sot një nga lajmet ishte që faktori ndërkombëtar nuk lejoi trupat ushtarake të Kosovës të shkojë në veri. Këtu nuk shtrohet problemi a e ka bërë Serbia? Ka faktorë më të fortë? Amerikanet kanë patur prej vitesh shqetësimin për faktorët pro rus. Sot po kuptojmë se gjithë këto faktorë politikë me ndikim rus janë baza shumë të rrezikshme për destabilizimin e rajonit.'

Spahiu kritikon indiferencën e mediave shqiptare ndaj këtyre çështjeve, duke e krahasuar me alarmin që ngrihet në Europë për përgatitjet për luftë. Në këtë kontekst, ai shpreh shqetësimin për klimën e tensionuar dhe nevojën për vigjilencë të shtuar në rajon.

'E keqja më e vogël është nëse e kanë bërë serbët. Po flitet për një tensionim nga Rusia. Ka një kontrast të klimës mediatike në Europë me klimën në Shqipëri. Në Europë 40% e lajmeve janë reale të përgatitjes së Europës për luftë. Vetëm në Shqipëri ka indiferentizim. Duke qenë si vend i NATO-s, duhet të ketë sensibilitet. Lajmet në mediat europiane janë alarm i jashtëzakonshëm që i shtrihet Europës.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Spahiu: Tirana dhe Prishtina të papërgatitur nëse Trump ka projekt ndryshe nga BE për Kosovën

Kreshnik Spahiu ka ngritur disa pyetje dhe shqetësime te '5 Pyetjet nga Babaramo' për situatën politike dhe territoriale në Ballkan. Ai thekson se serbët janë më të organizuar diplomatikisht për një "Serbi të madhe", ndërsa shqiptarët janë të përçarë mes njëri-tjetrit, duke akuzuar dhe përplasur partitë për lidhje me Vuçiçin.

'Në gjë është e qartë që serbët janë më të qartë diplomatikisht për një Serbi të madhe. Ne shqiptarët jemi dhe në konflikt me njëri tjetrin. E paprecedentë kur Kosova rrezikohet nga akte terroriste brenda 24 orësh ke konflikt dhe sherr në partitë në tiranë dhe Prishtinë. Akuzojnë njëri tjetrit kush është spiuni i Vuçiçit. Hipoteza e parë, nëse amerikanët dhe europianët do kenë 2 projekte të ndryshme a janë të përgatitur Tirana dhe Prishtina kahun e kujt do mbajnë. E dyta, Tirana krahun e kujt do mbajë nëse Kosova do refuzoj projektin e amerikanëve. E treta e them me bindje, ka projekte studimore, zyrtare mbi disa alternativa të së ardhmes së serbëve, shqiptarëve, maqedonasve. Kanë projekte si do funksionojnë një Shqipëri e madhe, Maqedoni e ndarë. A kanë shqiptarët një projekt, nëse vihen përpara faktit për ndarje territoresh?'

Ai përmend mundësinë e dy projekteve të ndryshme nga Amerika dhe Europa dhe se si Shqipëria dhe Kosova mund të reagojnë nëse ndodhin ndryshime territoriale, duke ngritur pyetje se cilat parti shqiptare kanë një projekt të qartë për korrigjimin e kufijve.

'Kemi 100 vjet që në mënyrë folklorike themi jemi kombi më i dëmtuar, nga territore. Jemi ne duhet të kërkojmë korrigjim kufijsh. Nëse Uashingtoni thotë çfarë kërkoni që të ndryshojnë kufijtë. Cila parti shqiptare ka një projekt për korrigjim kufijsh? Çfarë të keqe për ta pasur të gatshëm konceptin e ndryshimit të kufijve. Për 90% të njerëzve që nuk e kuptojnë të drejtën e vetëvendosjes, nëpërmjet plebishitit populli vendos atje ku jeton si do ta ketë të ardhmen e vet. Ne ende jemi të paqartë më veten. Shqiptarët në Presheve janë pro korrigjimit të kufijve. A jemi të gatshëm të diskutojmë këto çështje?'

Sipas tij, shqiptarët ende nuk janë të qartë për të ardhmen dhe për mënyrën se si do të reagojnë nëse shohin autonomi për serbët.

'Nesër nëse faktori ndërkombëtar njeh autonominë të disa krahinave për serbët. Me çfarë do e kundërshtojmë ne? Do i dalim kundër NATO-s ushtarakisht, apo me këngë dhe valle. Kufijtë janë vendosur nga ndërkombëtarët. Na e vendosën sovranitetin dhe jemi fodull themi do vendosim ne. Kemi sovranitet të cunguar sepse jemi të varur nga aleatët tanë. Ende nuk e kemi të qartë çfarë projekti kanë.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet