Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se vrasja e Azem Hajdarit dhe Ahmet Krasniqit lidhen me armatimin për çlirimin e Kosovës, të dërguar nga Shqipëria.
Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se PD dhe PS mbështesnin dy fraksione të ndryshme që ishin krijuar për çlirimin e Kosovës, respektivisht FARK dhe UÇK.
“Kur të dy palët implikoheshin në një proces penal, ishin të interesuara që dosja të mos zbardhej. Të ngjarjet e 12 apo 14 shtatorit të dyja palët janë të implikuara. Njëra palë ishte e implikuar për vrasjen, tjetra për grushtin e shtetit. Është shumë e vërtetë që në atë kohë palët ishin të ndara. Liderët e PD-së ishin të lidhur me qeverinë e Rugovës dhe Qeverinë në azil të drejtuar nga Bujar Bukoshi dhe që kishin ministër të Mbrojtjes Ahmet Krasniqin. FARK-u që ishte ushtria e qeverisë në mërgim po tentonte që të armatosej njëkohësisht njësoj si UÇK. UÇK ishte e lidhur me socialistët dhe segmentet e PS. Në atë periudhë Shqipëria e përfshirë në furnizimin me armë dhe mbështetjen për çlirimin e Kosovës. Nuk është e rastit që pas 30 vitesh po hetohen vrasje të shqiptarëve me njëri-tjetrin. Nëse duam ne sot pas 30 vitesh që të kemi një qartësi politike për ngjarjet, duhet të kuptojmë se në ato dy vrasje kemi të përfshirë të njëjtin grup. Pra këta kanë qenë target për të njëjtat arsye”, tha mes të tjerash Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu rrëfen vrasjen e mikut të tij Azem Hajdari: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur








