ELBASAN - Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur nga Elbasani për planin anti-KÇK që propozon kryeministri Rama për luftën ndaj krimit të organizuar ku sipas tij Kryeministri ka pasur kohe 7 vite të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, por nuk mund ta bënte këtë se ka qenë pjesë e kësaj skeme. Sipas nënkryetarit të PD-së e gjitha është një tentative për të bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe Byrose kombëtare të Hetimit (BKH).
“Ka pasur thuajse 7 vite në dispozicion të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, por nuk ka mund ta bënte këtë se ka qënë pjesë e kësaj skeme, . Shqipëria sot është përzierje e oligarkisë, e kriminelëve, e të korruptuarve me pushtetin ekzekutiv që përfaqësohet nga vetë Edi Rama. Për rrjedhojë, cdo përpjekje e tillë nuk është vecse në të vërtetë tentative për të penguar ngritjene Spakut dhe Burose Kombëtare të Hetimit, ose për të vonuar sa të jetë e mundur bërjen efektive dhe luftës reale ndaj këtyre fenomeneve që janë karakteristikë e kësaj mazhorance” tha nënkryetari i PD-së.
Ndërkohë më tej në fjalën e tij numri 2 i partisë Demokratike, u shpreh se PD do të mbështes Presidentin Meta, i cili do t’i drejtohet referendumit me 8 dhjetor për të mbrojtur kushtetutën.
“Është një nga të rëndësishmet. Rreferendumi është forma më e mirë e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Madje kemi pasur shembuj në të shkuarën ne vitin 1994 dhe 1998 kur janë organizuar referendume për të miratuar kushtetutën. Në këtë kuptim cdo insiative për të marrë në konsideratë vullnetin e qytetarëve është i mirëpritur dhe do të mbështetet nga PD."
Një ditë më parë edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dalë në mbështetje presidentit Ilir Meta për idenë e referendumit, por njëjtë si kreu i shtetit, as kryedemokrati nuk ka shkuar përtej retorikës politike duke mos e specifikuar thelbin e këtij referendumi.
Lajmi kryesor:
PD dhe LSI kundër planit anti-KÇK: Tentativë për të bllokuar SPAK e BKH!
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor, 17:27
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Tentuan vrasin të "fortin" e Vlorës/ SPAK kërkon 11 vite burg për Luzin dhe Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin
21 Dhjetor, 14:17