Spaho:Do ikin dhe 8 drejtorë
të tjerë,pas 3 policëve të Vlorës 

Spaho:Do ikin dhe 8 drejtorë<br />të tjerë,pas 3 policëve të Vlorës <br>
Komisioni i Ekonomisë është kthyer prej javësh në arenë përplasjesh e debatesh të forta mes palëve politike. Edhe në mbledhjen e sotme nuk kanë munguar debatet e ashpra, ku këtë radhë protagonistë kanë qenë kreu i komisionit, Erjon Braçe i PS, dhe anëtari i djathtë, Edmond Spaho.

Braçe dhe Spaho janë përplasur, teksa po diskutohej për taksën mbi pronën. Debati ka marrë tjetër rrjedhë, kur Braçe ironizoi bashkimin e PD me LIS, teksa tha se tani PD është martuar me një tjetër forcë politike.

 

 

 

Spaho: Ai ministri rrogën e 30 vite të ketë mbledhur nuk e blen dot tokën. Ndaj duhet të fillojë hetimi pasuror.

 

 

Braçe: Do ta dënoj me çdo gjë. Ky rast do të ndëshkohet me përgjegjësi penale.

Spaho: Këto janë skandaloze.

Braçe: Nuk do luajmë lojën e PD, që tani është martuar me një tjetër forcë politike.

Spaho: Po lëri këto, po ti kur u martove.

Braçe: Thashë bashkëjetesë.

Tabaku-Bushati: Mos u shqetëso për PD, por ju duhet të mblidhni mendjen. 

Ndëkohë, debati mes pozitës dhe opozitës ka vijuar dhe për buxhetin e vitit 2018, ku Edmond Spaho ka akuzuar mazhorancën se do ta përdorin buxhetin për të pastruar paratë e drogës. Gjatë debatit me Erjon Braçen, Spaho tha se duhet të largohen edhe 8 drejtorë të tjerë, teksa ka ngritur pyetjen se pse u larguan e ish-oficerët e Vlorës.

Spaho: Sa për agjencitë praktika ka treguar që nuk kanë kapur asnjë rast. Kur i referohemi fakteve të agjencisë referuar në organin e prokurorisë, i cili më lejoni të them se nuk ka kryer asgjë për këtë i kapin ata, por puna është të kapin ata që janë sipër.

Braçe: Dakord po flisnim për rezultatet

Bushati: Më vjen keq që opozita nuk ka asnjë argument. Pse thoni vetëm për drogën, por krimin dhe armët?

Spaho: Të gjitha bashkë, droga, trafikimi, armët.

Bushati: Nuk keni pse stigmatizoni një proces për një industri që nuk ka filluar të ekzistojë.

Spaho: Ato zgjedhjet që i bleve me  para. Dhe nëse nuk ka kontroll prandaj kanë kaluar paratë e pakapura. Këtë nuk ta them unë por po ta thotë OSBE ODHIR. Ndërtimi dhe turizmi janë të parët pastaj vjen funksioni bankar.

Bushati: Pse paragjykon? Unë nuk po e përmend PD kur lobon me para.

Spaho: Merrni Sajmirin dhe ata tjerët hipni BËV dhe kontrolloni ku duhet kontrolluar.

Bushati: Ishte Audi

Spaho: Zonja Kushi kur nuk paska krim dhe drogë pse ikën ata drejtorët? Janë edhe nja 8 të tjerë që do ikin në mos kanë ikur.

Ndreu: Si thoni ju që pastrohen këto para. Në cilin vend të botës paratë e pista që ekzistojnë kudo i kalojnë buxhetit si pastrim parash. Kush e thotë që kur flitet për buxhetin ne duam të pastrojmë para. Nëse hoteleria është përdorur dikur në një shtet për këtë punë do përdoret edhe këtu, nuk ka për të ndodhur.

Spaho: Zoti Ndreu dakord që krim ka kudo edhe në Amerikë, por ministër të Brendshëm përzier me drogën vetëm në Shqipëri dhe Kolumbi ka.

Braçe: Debati për këtë pikë mbyllet këtu. Propozimi që ka bërë zoti Bushati nuk ka lidhje fare me këtë pikë. Nuk e kuptoj si mund të bëhem pastrim parash me turizëm kur ky vend ka vetëm 1 muaj turizëm.

Tabaku: Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë si këtë herë.

Braçe: Ju bëra thirrje disa herë të mos i bëjmë në komisionin e ekonomisë këto debate. Po flasim për dy gjëra që nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Spaho: Keni të drejtë ka qenë kryeministri i vendit që ai shkonte në çdo fshat dhe pyeste se si po ia çoni me drogën.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova