Spaho: Gjiknuri gënjeu, avokatët
propozuan arbitrazhin për CEZ

Spaho: Gjiknuri gënjeu, avokatët<br />propozuan arbitrazhin për CEZ
Kryetari i Komisionit Hetimor për CEZ i PD, Edmond Spaho ka deklaruar se ministri i energjitikës, Damian Gjiknuri ka gënjyer në mbledhjen e djeshme të Komisionit.

Fakti se avokati ndërkombëtar i ka këshilluar qeverisë shqiptare që të hyjë në negociata me CEZ-in dhe se memorandumi i mirëkuptimit mbi bazën e të cilit u zhvilluan negociatat është hartuar nga ai, sipas tij nuk janë aspak të vërteta.

Për këtë gjatë një konference për shtyp në selinë blu Spaho ka paraqitur dy letra, të cilat pretendon se i janë dërguar ministrit Gjiknuri.
 
Sipas tij, edhe PD e ka cilësuar aferën e CEZ vjedhja e shekullit pasi qeveria shqiptare, Kryeministri Edi Rama, ministri Gjiknuri përveçse i dhanë CEZ-it  mundësinë që t'i falen 400 milionë euro detyrime të njohura dhe të pranuara nga KESH-i dhe OST dhe përveçse nuk mbërritën në Arbitrazh pretendimet e palës shqiptare nga moszbatimi i marrëveshjes së privatizimit të KESH-it në 2008 u detyruan të pranojnë dhe t'u japim atyre edhe 92 milionë euro pagesë, e cila së bashku me pagesat kalon 100 milionë euro të përfituara nga CEZ në mënyrë të padrejtë.
 
Për këtë arsye Spaho deklaron se në ditët në vijim të Komisionit Hetimor PD do të paraqesë fakte të tjera të cilat tregojnë që kjo është ashtu siç ata e kanë cilësuar në korrik 2014 kur u nënshkrua në Parlament, marrëveshje si vjedhja e shekullit ndaj shqiptarëve

Letra e avokatit ndërkombëtar për Gjiknurin, sipas Spahos
Unë po lexoj tekste nga të dyja letrat  të cilat avokati ndërkombëtar ka takuar direkt ministrin Gjiknuri.

1-Në datën 23 nëntor, pasi i shpjegon arsyet se përse nuk duhet nënshkruar memorandumi konkludon: Për arsyet më sipër këshilloj kundër nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit siç është dërguar nga CEZ.as. Dhe këtu shikoni edhe elementin e dytë që memorandumi nuk është nënshkruar nga avokati por i është dërguar qeverisë shqiptare nga CEZ-i.
Rekomandoj që të mbledhim provat e ekspertit teknik dhe financiar që të kërkojmë së bashku me prova dhe dokumentare të mbetura, të kërkuara për të depozituar pretendimet në IÇ dhe më pas kur pozita negociuese të pranojë në favorin tonë dhe pozicioni, pretendimet tona të jenë parashtruar qartë të vlerësojmë nëse mund të kthehemi në tavolinën e negocimeve.


2-Drafti i rishikuar nuk është në interesin tonë, në fakt është kundër interesit tonë pasi jemi detyruar të mbajmë të pezulluar paraqitjen e pretendimeve në Arbitrazhin e IÇ-së për të barazpeshuar ngjarjet e mëposhtme ne mund të ankimohemi në Arbitrazhin e IÇ-së në formë të përmbledhur në dhjetor 2013, pa raportet e ekspertëve, kjo mund të bëhet brenda 15 ditëve nëse nevojitet. Në momentin e negociatave ose në momentin e fillimit të Arbitrazhit ne do të kemi raportet e ekspertëve dhe mund t’i përdorim gjatë negociatave ose parashtrimeve vijuese në Arbitrazh.

3-Republika e Shqipërisë shpreh keqardhjen për zgjedhjen tuaj për të mos zgjidhur çështjen pranë Abitrazhit të IÇ-së, ku Republika e Shqipërisë është paditësi i vërtetë në këtë çështje. Por përkundrazi nxitoni të paraqisni pretendimet  sipas Traktatit të Energjisë në Vjenë. Në këto rrethana ku CEZ nuk po ndërmerr me minimumin e mirëbesimit përpjekje bashkëpunuese me keqardhje ju informojmë se nuk mund të biem dakord të heqim dorë nga konflikti në Arbitrazhin sipas Traktatit të Energjisë, përveçse nëse ju do të bini dakord për hapjen e Abitrazhit sipas Traktatit të Energjisë në ICC


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai