Debate për Xhafajn e Tahirin, PD-LSI braktisin 'Ekonominë', ja deputeti që 'tradhton' opozitën

Deputetët e PD dhe LSI kanë braktisur Komisionin e Ekonomisë, pas debateve për lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe mos dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Report Tv mëson se i vetmi deputet që ndodhet në mbledhje është ai i LSI, Edmond Haxhinasto.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, që ka debatuar me kryetarin e komisionit, socialistin Erjon Braçe. Spaho është ndalur në dy çështje, pikërisht te mos dorëheqja e ministrit Fatmir Xhafja dhe te lirimi i ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se këto janë fakte që mazhoranca ka kapur drejtësinë.

Sa i takon deklaratave të ambasadorit amerikan, Donald Lu, për presionin dhe paratë ofruar gjyqtarëve, Spaho tha se pas kësaj fshihen elementë të mazhorancës. Në përgjigjen e tij të shkurtër, Braçe ironizoi demokratët, teksa tha se nuk e di kur ata janë seriozë, kur hedhin valle apo kur flasin në komision.

Edmond Spaho: Xhafaj me të vëllanë janë të lidhur me rastin e ‘Xibrakës’. Me mos dorëheqjen e Xhafajt dhe me lirimin e Tahirit po i prehet rruga drejtësisë. Dje u vërtetuan ato që kanë thënë opozita, që doni ta kapni për fyti sistemin e drejtësisë. Ata katër fakirët e Kukësit rrinë në burg, Tahiri e Mark Frroku gjezdisin të lirë. Referojuni fjalës së ambasadorit amerikan, që tha se është ushtruar presion dhe janë ofruar para për lirimin e Tahirit. Kush ushtron presion dhe ofron para? Mazhoranca dhe kjo është shumë e rëndë. ne do vazhdojmë përpjekjet tona që të plotësohet së paku kushti themelor për hapjen e negociatave. Nëse ato dështojnë, është përgjegjësia juaj, dhe ju do përballen edhe më ashpër me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi.

Erjon Braçe: Nuk e di kur jeni seriozë, kur hidhni valle apo kur flisni këtu. S’ka asnjë lidhje me ne presioni te gjykatësit, janë ata që keni emëruar ju. Nuk dua të bëj replikë me ju, se e di që do vazhdosh të këndosh.

Spaho: Janë deklaratat e ambasadorit Donald Lu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
FOTO/ Dy deputetët 'tradhtarë' të LSI, qëndruan në komisione pasi iku opozita

Dy deputetë të LSI kanë ‘tradhtuar’ sot partinë e tyre, duke qëndruar në mbledhjen e komisioneve, teksa kolegët e tyre të PD dhe LSI janë larguar. Ky është një veprim i përsëritur tashmë në LSI, ku thuajse gjithmonë qëndron një deputet, qoftë në Kuvend apo në komisione.

Këtë radhë, deputetët që nuk kanë lëvizur nga vendi, kur është larguar opozita, kanë qenë Nasip Naço te Komisioni i Ligjeve dhe Edmond Haxhinasto te Komisioni i Ekonomisë.

Siç mund t’i shihni dhe në foto, Naço dhe Haxhinasto janë deputetët e vetëm që vazhdojnë të qëndorjnë në mbledhje nga radhët e opozitës.


(Edmond Haxhinasto i LSI te Komisioni i Ekonomisë)


(Nasip Naço i LSI te Komisioni i Ligjeve)

Ora 11:21
Deputetja e PD-Majkos: Pranoje se krimi i lidhur me qeverinë pengon integrimin

Në debatin në Komisionin e Ekonomisë, nënkryetarja Jorida Tabaku kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Tabaku tha se ministri Xhafaj është subjekt i ligjit Antimafia dhe, bashkë me Saimir Tahirin në liri, janë pengesë për integrimin e vendit dhe hapjen e negociatave.

Duke iu drejtuar ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, Jorida Tabaku vuri në dukje se Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të të rinjve që po emigrojnë, për shkak se lidhjet e qeverisë me krimin ua kanë bërë jetën të pamundur, duke mos ndërtuar dot të ardhmen në vendin e tyre.

Tabaku i kërkoi Majkos të tregohet i drejtpërdrejt dhe njësoj sikundër pohoi se Partia Socialiste humbi zgjedhjet në ato zona ku nuk takuan kriminelë, të pohojë se krimi i lidhur me qeverinë është pengesë edhe për integrimin.

Ora 10:39
Spaho po replikonte me Braçen, aleati i Bashës i pret fjalën: Kryefjala sot është..

Teksa Edmond Spaho po replikonte me Erjon Braçen për deklaratat e ambasadorit Donald Lu se gjyqtarëve ju ushtrohet presion dhe ju ofrohen para, ka ndërhyrë aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi.

Shehi ka ndërprerë debatin mes Spahos e Braçes në Komisionin e Ekonomisë, duke ju kujtuar dy deputetëve, por edhe të tjera të pranishëm në mbledhje, se duhet të flasin për temën.

Më pëlqen të merremi me këtë fondin, se ka shumë gjëra për të diskutuar. Sot kryefjala e të gjitha punëve është kjo.

Dashamir Shehu, deputet i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kristi: 29/05/2018 11:34

    Bllokimi i jetes normale te parlamentit kurre nuk sjell gje te mire.

    Përgjigju
  • Era: 29/05/2018 11:23

    O edmond po ti je edhe profesor nuk te shkojn kto gjera.

    Përgjigju
  • Bledi: 29/05/2018 11:11

    Pse nuk i nxjerrin jasht kta qe bllokojn, nuk duan te punojn nxirre jasht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja