Spaho paralajmëron mazhorancën:
S'iu lejojmë...!Alibeaj:S'keni vullnet

Spaho paralajmëron mazhorancën:<br />S'iu lejojmë...!Alibeaj:S'keni vullnet
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, foli për tensionet e krijuara në Kuvend, ku u përjashtua nga punimet për 10 ditë kryetari i PD, Lulzim Basha. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Spaho tha se mazhoranca po vepron në mënyrë të njëanshme, duke e quajtur kështu të padrejtë përjashtimin e Bashës.

Spaho akuzoi mazhorancës, teksa tha se heq nga rendi i ditës çështje të rëndësishme sa herë që do. Duke paralajmëruar mazhorancën për këtë, Spaho tha se opozita nuk do ta lejojë dhe se duhet mbledhur Konferenca e Kryetarëve.
 
“Ky është një rend dite i miratuar në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, ndaj dhe mund të mblidhet. Kushte të njëanshme, mazhoranca vendos të na heq nga rendi i ditës, pasi është e papërgatiur. Ne nuk e pranojmë, së paku të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Nuk i kushton asgjë mazhorancës për të vepruar në këtë mënyrë, por zgjodhi rrugën tjetër. Sa herë do mazhoranca heq cështje të rëndësishme nga rendi i ditës, ne nuk do ta lejojmë”,
tha Spaho. 

Ndërkohë, për deputetin Enkelejd Alibeaj përjashtimi i Lulzim Bashës nga punimet e Kuvendit është një vendim i padrejtë. 

Gjatë një deklarate për mediat jashtë Parlamentit, Alibeaj tha se maxhoranca nuk ka vullnet për miratimin e reformës zgjedhore. 

“Kuvendi nuk është pronë e Gramoz Ruçit, ka ikur ajo kohë. Opozita do qëndrojë këtu, do presim me qetësim. Objekti i projektvendimit është përcaktuar, lista e folësve është miratuar. Maxhoranca është e papërgatitur të përballet me argumente me opozitën”, tha Alibeaj.

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë

Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë