Donika Prela dhe Elisabeta Imeraj në limitet e kohës, aplikojnë për në SPAK

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga përfundimi i afatit për aplikimet në strukturën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), kanë aplikuar sot gjashtë prokurorë të tjerë. Mes kandatëve për të qenë pjesë e SPAK janë edhe Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Donika Prela dhe Dejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Prokurorët e tjerë që kanë aplikuar sot për të qenë pjesë e SPAK janë Altin Dumani , Prokuror ne Prokurorinë  e Apelit Tiranë, Enkeleda Osmani ( Xhengo), Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, Elida Kackini (Celami), Prokurore Pranë gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Maksim Sota, Prokuror ne Prokurorinë Prane Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 23 prokurorë për 15 vende

 

23 prokurorët kandidatë për në SPAK

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • siperarmelas: 20/02/2019 21:21

    o Zot. Ca te kemi be qe na jep kete fat? Konsensus: protestat perfundojne kur Saliu ve trashegimtaren ne SPAK.

    Përgjigju
  • Besniku: 20/02/2019 16:27

    Sokolesha, Elizabeta Imeraj e meriton e para.

    Përgjigju
  • xreport: 20/02/2019 14:15

    ju rujt zoti per patrotizmin qe po beni per shqiperine

    Përgjigju
  • lexuesi: 20/02/2019 14:08

    Mjere ne qe edhe per te shkruar nuk dime... Cfare na mbetet per te gjykuar te tjeret?

    Përgjigju
  • XHIKE: 20/02/2019 13:29

    Altim Dumani eshte mje model ndershmerir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë