SPAK bën rezymenë e majit: 6 çështje u dërguan në gjyq, 27 të pandehur! Miliona euro të sekuestruara

SPAK bën rezymenë e majit: 6 çështje u dërguan në gjyq, 27 të pandehur! Miliona euro të sekuestruara

SPAK

Përmes një njoftimi për mediat, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka bërë një rezyme të punës së këtij institucioni për muajin Maj të vitit 2022. Në bilancet e bëra nga SPAK rezulton se falë hetimit dh e punës së këtij institucioni janë dërguar për gjykim 27 të pandehur, ndërsa janë arrestuar 50 të tjerë.

Njoftimi i SPAK:

Gjatë muajit Maj 2022: Janë paraqitur 15 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 22 procedime penale, me 15 persona nën hetim, nga të cilët 11 procedime me 11 persona nën hetim për vepra penale që lidhem me krimin e organizuar dhe 11 procedime me 4 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 8 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime me 19 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 44 personave nën hetim. Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, duke deklaruar 50 të pandehur fajtorë.

Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës 3,430,130 euro, 80,000 franga zvicerane, 500 m2 tokë në bregdet. Janë ekzekutuar 10 vendime penale të formës së prerë, ndaj 29 personave të dënuar.

Nga prokurorët e posaçëm janë miratuar 35 vendime për miratim takimesh të paraburgosurve me familjarët. Janë vendosur 3 persona në regjim të posaçëm mbikëqyrje në ambientet e vuajtjes së dënimit. Janë vënë në ekzekutim 5 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI