SPAK çoi për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kaprin, për abuzim me tendera si dhe për pengimin e procesit zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 2019.
Edvin Kulluri, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, thotë në një interviste për Report Tv, se është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili u ka kërkuar kryebashkiakëve që të bllokojnë procesin zgjedhor dhe se përgjegjësi kryesor është ai. Kulluri tha se Basha, bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor dhe më pas i hedh në rrugë.
‘Si zyrtar i shtetit ka detyrim t’i bindet ligjit, përveç përgjegjësisë personale të z. Kapri ka një përgjegjësi edhe të kryetarit të PD-së që u ka kërkuar kryetarëve të bashkisë që të bllokojnë procesin zgjedhor. Kjo është përgjegjësi morale dhe politike. Basha bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor i hedh në rrugë dhe në fund nuk mban asgjë përgjegjësi. Kjo nuk ka qenë ideja e z. Kapri ka qenë e kryetarit të PD-së. E ka bërë zoti Lulzim Basha. Këtu përgjegjësi është e kryetarit të partisë. Basha nuk ka çfarë bën tashmë, Kapri do të vërtetojë se nuk ka zhvilluar veprime për mos zhvillimin e zgjedhjeve’- tha Kulluri.
SPAK mbylli sot hetimet për ish-kryebashkiakun e PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij, ndërsa çështja ka shkuar tashmë në Gjykatën e Posaçme. Kapri dhe 5 vartësit e tjerë do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.
Sipas SPAK, nga hetimet rezultoi se Kapri, së bashku me dy ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Pogradecit, Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri akuzohen edhe për faktin se tentuan të pengonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor të 2019, duke i vënë drynin tre shkollave dh enjë kopshti, që ishin përcaktuar si qendra votimi nga KQZ.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.5%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3297
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor, 16:30
-
Aksioni në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?
26 Nëntor, 16:15
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë
26 Nëntor, 15:20
-
LIVE -Protesta/ Deputetët e PD-së përplasen me policinë, bllokojnë për më shumë se 1 orë 5 kryqëzimet e Tiranës, pozicionohen tek bashkia! Shpërndahen me ujë e gaz
26 Nëntor, 08:50
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52