TIRANË- SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Në fokus të kësaj marrëveshje është te pastrimi i parave, por gjithmonë duke respektuar pavarësinë e institucioneve përkatëse.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se kjo marrëveshje është firmosur sot mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK, në zbatim të rezolutës së Kuvendit për rritjen e mëtejshme të efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e koordinimit me SPAK. Me anë të kësaj marrëveshje synohet që të vendosen komunikime të drejtpërdrejta për shkëmbim informacioni dhe marrjen e masave për inicimin e propozimeve ose dhënie opinioni për ndryshime ligjore si dhe bashkërendim paraprak në fazat e procedimit penal për të rritur efucencës e veprimtarisë ndërinstitucionale dhe unifikimin e masave.

Mësohet se do të hartohen udhëzime nga të dyja palët. Report Tv mëson se një nga ndryshimet ligjore që do të propozohet është edhe heqja e korrupsionit 500 apo 1000 lekësh të policëve rrugor, siç ka ndodhur.