Sali Berisha ka komentuar hetimet e nisura nga SPAK ku e pandehur është marrë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe zv,kryeministrja Belinda Balluku së bahsku m 5 vartës të saj.

Berisha thotë se pas këtij vendimi, Balluku ka kërcënuar prokurorin e çështjes.

“Të njëjtën ditë, personi që po të merrje qindra mijëra fjalë të fjalorit tonë, nuk meritonte fjalë tjetër më shumë sesa Lubi. E papërmbajtur, njeriu që pas Ramës ka vjedhur më shumë nga Shqipëria që nga themelimi i shtetit. Lubi Balluku u paraqitur në SKAP, për të dëgjuar akuzën. Akuza ishte pabarazi në tendera.

Në formulimin e kësaj akuze, prokurori i çështjes u kërcënua në mënyrë kriminale nga anturazhi i Lubisë dhe nga vetë ajo që i thotë prokurorit mos më shih me rroba gruaje se i heq këto dhe vesh të burrave. E keni parë ju Belindën me kobure? Kërcënohet nga Rama, cili je ti thotë që guxon t’i prekësh pasaportën zv.ministres së Shqipërisë.

Të vërtetën e nxori njeriu më i afërt i Ramës, në disa aspekte dhe shefi i tij, Baton Haxhia. Po tha, 50 milionë avulluan, por ishte avullim gjeopolitik. U përpoqën të implikonin presidentin e Turqisë. Nuk thotë popullit kot, po nejte me qentë, pleshta do të kesh.

Zhvillimet brenda tyre janë shkërrmoqëse, dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshte vartësve se këto dhe ato janë për palloshin e gjatë. Kjo është e vërteta absolute. Janë në sms dhe ën e-mail. Kur del në dokumente, se kompania ka paguar udhëtime dhe qëndrime të Ramës, Ervis Berberit, Lubi Ballikut në nje resort në Athinë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Berisha: U rrëzua haram Begaj e Rama! Pranon dështimin: PD nuk është në gjendje të mirë