S'deklaroi dënimin në Greqi, GJKKO dënon me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari! I konvertohet në 150 orë punë në komunitet

Mos-deklarimi në Formularin e Dekriminalizimit i një dënimi me vetëm qortim në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit, i kushtoi kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari një dënim me 9 muaj burg, për falsifikim dokumentesh.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e konvertoi dënimin në 150 orë punë në Komunitet.

Vetë Hajdari, preferoi të mos komentonte, ndërsa avokati i tij theksoi se vendimi i shkallës së parë, nuk pengon punën në krye të Bashkisë.

“Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Ne dhamë argumentet tona por si duket gjykata nuk u bind. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i dënuar personi që dënohet me pune në komunitet”, tha avokati.

Por nëse edhe Gjykata e Apelit, do të lërë në fuqi masën, atëherë kryebashkiaku i Kuçovës do e humbë mandatin.

Lidhur me mandatin e Hajdarit, edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është pezull vendimi, pasi disa javë më parë, KAS i kërkoi Ilirjan Celibashit të rivendosë nëse duhet t’i heqë mandatin apo jo, për shkak se në Formularin e Dekriminalizimit nuk deklaroi dënimin.

Denoncimi për fshehjen e dënimit në Greqi, për Hajdarin është bërë nga Partia e Lirisë. Ky i fundit ishte dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës, vetëm 17 vjeç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Nuk deklaroi dënimin në Greqi, Gjykata e Posaçme dënon me 150 orë punë komunitare kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

1706176702_kreshnikhajdari.jpg

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari i akuzuar për ‘falsifikim dokumentesh’, është dënuar nga GJKKO me 150 orë punë komunitare.

Dënimi i dhënë ndaj tij ishte 9 muaj burg por në fund gjykata vendosi konvertimin me 150 orë punë komunitare. Avokati i kryebashkiakut, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë