SPAK heton ish-kryetaren e bashkisë Patos, anuloi tenderin e rrugës Dukas - Breg se operatori konkurent dorëzoi ofertën më të lirë

SPAK heton ish-kryetaren e bashkisë Patos, anuloi tenderin e rrugës Dukas - Breg se operatori konkurent dorëzoi ofertën më të lirë

Tirane - Ish-kryetarja e Bashkisë Patos dhe aktualisht Prefekte e Qarkut Fier u pezullua nga GJKKO me kërkesë të SPAK pasi hetohet se paracaktoi fitues firmën Genti 001 të Ilir Dervishajt  në dy tendera.

Bëhet fjalë për një tender me fond 6.7 milionë lekë që bashkia Patos kishte hapur për ndërtimin emergjent të murit mbajës me gabiona dhe gurë në rrugën Dukas – Breg të Patosi si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndje të mëparshme. Tenderi është shpallur më 8 mars 2021.

Tenderi u shpall më 8 mars 2021 dhe konkuroi dhe operatori ekonomik ‘2…’ I cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “Genti 001”.

Por kompania nuk duhej të fitonte pasi do të nxirrte zbuluar punimet që kishte kryer kompania e Dervishajt.

Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit, e parë kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit, duhej të ishte shpallur fitues operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “G….. 001”. E hetuara Rajmonda Balilaj ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatorin “2…..” gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën’ thuhet në padinë e SPAK

Bashkëpunëtorët e Balilajt?

Një muaj pas shpalljes së tenderit, Kryetarja e bashkisë u kërkon grupit të punës të hartojnë një raport Teknik që do të synonte dhe anulimin e tenderit. Ish drejtori i Bashkisë së Patosit, specialistja dhe inxhinieri i bashkisë hartuan raportin sipas të cilit nuk do të rekomandonin bërjen e këtyre punimeve  pasi kostoja e kthimit në gjendje e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme dhe rekomandojnë një periudhë monitorimi të situatës.

Anëtarët e grupit të punës të ngarkuar nga ish Kryetarja e Bashkisë, me anë të urdhërit Nr.27, datë 08.04.2021, shtetasit Vangjel Nushi (në rolin e ish Drejtorit të Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike), Bora Murati ( në rolin e Secialistes  Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës) dhe Arben Manoku (në rolin e ish Inxhiniert pranë Bashkisë Patos) kanë përgatitur raportin teknik inspektimi Nr.997/2 Prot., datë 08.04.2021, ku kanë dalë në mënyrë unanime, në konkluzionin si më poshtë:

“Pavarësisht se nuk është mbajtur dokumentacioni i nevojshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse, muret mbajtëse të ndërtuara kanë shërbyer për pengimin e avancimit të shkarjes së dheut. Grupi i punës është i mendimit që kthimi i terrenit në gjendjen e mëparshme do të sillte pasoja, dhe ngjarje të papritura në këtë shkarje, dhe nuk do të rekomandonte bërjen e këtyre punimeve. Kostoja e kthimit në gjendje e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme. Për pjesën e paasfaltuar të rrugës dhe të kanalit në anën e sipërme, grupi i punës rekomandon një periudhë monitorimi të situatës në vend për të parë rezultatet e qëndrueshmërisë së ndërtimit të këtyre mureve mbajtëse. Rekomandojmë edhe monitorimin e prurjeve të ujërave nëntokësore dhe hartimin e një projekti për largimin e tyre nga ky plan shkarjeje”.

Këta të hetuar, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, pasi kanë paraqitur rrethana të rreme në këto konkluzione, të cilat rrëzohen nga akti i ekspertimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme, dhe po ashtu dhe deklarimet e shtetasit e  I. D..


Lajmi kryesor:

GJKKO pezullon prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj! SPAK: Ish kryetarja e bashkisë Patos favorizoi një firmë në 2 tendera! E ndihmuan 6 zyrtarë (EMRAT)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase