SPAK i arrestoi dhëndrin dhe firmosi masë sigurie për të! Berisha si 'avokat': Të më akuzosh për pastrim parash duhet të jesh i pafytyrë! Fajin ia lë Nanos e Ramës

Me një zë të vobektë, Sali Berisha doli në një konferencë urgjente për të mbrojtur veten pasi GJKKO firmosi ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa i arrestoi dhëndrin Jamarbër Malltezi për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Në nisje të fjalës së tij Berisha pohoi se ndaj tij janë “ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash”, ndërsa për të mbrojtur veten akuzon prokurorinë se është strukturë e PS-së. 

Ndërsa sulmoi Ramën, duke i përmendur ato që ai i quan afera, kreu i Rithemelimit pranon sfidën për ndalimin e tij për të dalë jashtë vendit.

"Edi Rama i tronditur gjerë në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, afera e sterilizatorëve, afera e Portit të Durrësit, afera e Butrintit. Edi Rama, pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me emrin Xhillari në kompaninë i Riu, me tenderat që ka fituar Fangu apo burri i motrës së Linda Ramës, me implikimet e kësaj të fundit në bordet e bankave, de facto në përputhje me Kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë".

Për të akuzat ndaj tij janë pafytyrësi, ndërsa masa e sigurisë është në shkelje të ligjit. 

"As kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri. Unë jam deputet dhe kam të drejtë të takoj zgjedhësit. Zgjedhësit sot ndihen më Sali Berishë në kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë nuk mund të ndodhë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare. Prokuroria seksion I PS-së, mund të marrë çdo vendim."

Lidhur me arrestimin e Jamarbër Malltezit, Berisha thotë se vjen në një kohë kur opozita po bashkohet.

Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje. Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë koa hetuar privatizimin e klubit Partizani."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Berisha qesharak: Kanë fikur drita që të mos ndjekin konferencën time! Arben Ahmetajn e arrestoi Linda Rama

 

Berisha në konferencën për media tha se i kishin fikur dritat në disa qytete me qëllim që të mos e ndiqnin. Ndër të tjera tha se Arben Ahmetaj u arrestua nga Linda Rama.

"Nuk ka këtu asnjë çështje personale. Pas kësaj çështje fshihet vetëm Edi Rama. Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto. Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to... ...Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit. Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre', tha Berisha.

Ora 21:54
I arrestoi dhëndrin Malltezi, Berisha sulmon prokuroren e SPAK, Enkeleda Millonai

 

Sali Berisha sulmon prokuroren e SPAK që firmosi arrestimin e dhëndrin e tij dhe masen e sigurisë ndaj tij. Ai akuzoi prokuroren Millonai se i ka shërbyer Taulant Ballës duke sekuestruar kompjuterin e Jamarbër Malltezit dhe bashkë me të edhe padinë që ai do të depozitonte për Ballën.

 Berisha në konference: Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.

Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës.

Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë.

Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar.

Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave.

Kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit.

Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.

Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën.

Ora 21:53
A i druhet arrestimit? Sali Berisha me zë të ‘trullosur’: Jam i përgatitur për çdo gjë! Të më akuzosh mua për larje parash duhet të jesh i pafytyrë

 

I pyetur nëse i druhet arrestimit pasi ndaj tij GJKKO ka caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për aferën e ish-kompleksit Partizani, Sali Berisha me zë të trazuar dhe të ulët tha se ai është përgatitur për çdo gjë.

“Këto akuza janë politike. Sali Berisha i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij. Lëre... Ai tregoi se vendosi diktaturën unë do qëndroj. Të akuzosh Sali Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë. Të akuzosh për korrupsion për një gjë që nuk ka në mënyrë absolutë përveç faktit që Malltezi është bashkëshorti i vajzës tike urdhëro. Asgjëje s’i druhem e kam provuar këtë e kam faktuar. Kjo e motivon kauzën tonë. Kjo e shumëfishon Sali Berishën në qindra mijëra”.

Ora 21:39
Sali Berisha: Destinacioni i klubit Partizani u ndryshua me firmën e Ramës! Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo gjykatës

Sali Berisha ka deklaruar sot në konferencë për shtyp pasi GJKKO firmosi ndaj tij masë sigurie detyrim paraqitje se "destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës".

"Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit, deklaroj sa vijon: Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje. Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë koa hetuar privatizimin e klubit Partizani. Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime.
Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.

Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta. Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006. Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.
Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995. Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë. Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar. Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave. Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar. Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë. Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt."

Ora 21:27
Berisha: Dhëndrin tim e ndaluan në aeroport teksa priste Argitën! Më akuzojnë për korrupsion dhe pastrim parash

 

Berisha në konferencë tregon pse e akuzojnë. Mësohet se Malltezi kishte dalë në Rinas të priste Argitën pasi po kthehej nga Mynih i Gjermanisë ku po mjekohet vajza e tyre.

"As kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri. Unë jam deputet dhe kam të drejtë të takoj zgjedhësit.

Zgjedhësit sot ndihen më Sali Berishë në kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë nuk mund të ndodhë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare. Prokuroria seksion I PS-së, mund të marrë çdo vendim.

Ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash. Ndërsa dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen që kthehej nga jashtë. U ndalua pa u marrë kurrë në pyetje nga asnjë prokuror apo gjykatës. Akuzat janë pa bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij." thotë Berisha.

Ora 21:20
Nën masë sigurie 'detyrim paraqitje' për aferën e 'Partizanit', reagon për herë të parë Sali Berisha, me zë të vobektë: Rama urdhëroi prokurorët e tij, akuza pa asnjë bazë

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për aferën e  ish kompleksit Partizani. Me zë të vobektë Berisha akuzoi Ramën ndërsa për masën e sigurisë tha se është në shkelje të kushtetutës. Sipas Berishës akuzat ndaj tij janë të pabaza, por politike.

"Edi Rama i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Afera McGonigal afera e djegësve e e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Me tenderat që ka fituar fangu apo burri i motrën së Linda Ramës. Ai nuk është më deputet  i Kuvendit. Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe bëri. Ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të akuzuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën, nenin 73 të saj i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizje nuk mund të cënohet pa miratim të parlamentit.

Pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë ai urdhëroi prokurorët e tij mercenaarë të denoncuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutes në nenin 71 të saj që përcakton se liria e deputetit nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentin. Unë pranoj plotësisht sfidën. Zgjedhësit ndihen sot më pranë Sali Berishës se kurrë. Kufizimi për të lëvizur unë nëpër Evropë nuk mund të ndodhte pa miratimin e komisioneve parlamentare."

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 23/10/2023 03:55

    ti duhesh varur o sali djali,,po qe do,,s'eshte enveri gjalle...

    Përgjigju
  • Lleshi i zi: 22/10/2023 12:39

    UN JAM QE BERISHA TE KALBET NE BURG BASHK ME FARAT E TIJE.... POR SE DI A E LEJON KUSHTETUTA ,KODI PENAL, KODI PROÇEDURES PENALE QE NJE DEPUTET TI JEPET MASE SIGURIE , PA JU HEQUR IMUNITETI NGA PARLAMENTI.... APO "THE SHOW MUST GO ON" THJESHT SHFAQJE PER POPULLIN. E NE FUND DO BEJNE 2 VITE BURG DHE DO I GEZOJNE MILIARDAT..... SI TE SERIALI BURGU I DURRESIT.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 22/10/2023 08:58

    Kush flet per paftyresi ky qen e kaluar qenit,qe vetem tek njerzit nuk futet. Ky qe s'ka len krim pa ber. Ik more rrac e qenerve tu shoft emri.

    Përgjigju
  • Grushti: 22/10/2023 04:46

    Zoti Luan eshte njind per qind keshtu, keni shprehur mendimin dhe deshiren e mijerave shqiptareve sakte me sakte ska ku te vej.Do presim fundin e gjerave makar te behet drejtesi e plot e urojme me shpirt boll boll per kete kriminel boll u tal me cdo gje e me tere popullin shqiptar.

    Përgjigju
  • nardi: 22/10/2023 00:28

    Kur ti vene byzylyket neper duar atehere do e besoj une...Do zoti sa me shpejt!Atehere mund te themi se Shqiperia po behet

    Përgjigju
  • Luani: 21/10/2023 22:00

    Me ne fund erdhi casti qe mbi 90% e shqiptareve te ndjejne nje satisfaksion moral dhe te jetojne momentin kur drejtesia e re, SPAKU, te arrije te akuzoje zyrtarisht kete kancermadh mafioz per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre.Ky eshte hapi i pare ndaj pergjegjesit kryesor te veshjes me te zeza te mijera e mijera grave ne kete vend, te personit qe ka vrare,ka kercenuar,ka shantazhuar,ka vjedhur e eshte tallur per 30 vjete me radhe me te gjithe kete vend ,i cili duke manipuluar te gjitha dosjet e ish sigurimsave e te te gjithe personave me cene e me dobesi karakteri,i ka vene ne rresht dhe i ka vene ne sherbim te tij,duke filluar nga i biri i Rustem Gjates,nga Tritani e me radhe ,pa permendur ketu te gjithe gjyqtaret e prokuroret e lidhur me te,disa prej te cileve nuk guxojne as sot ti permendin emrin,pa le me te hetojne e veprojne ne baze te fakteve e dokumentave kunder tij,per ta vene ne bazen e ligjeve te ketij vendi. Eshte per tu lavderuar e mbeshtetur akti i guximshem i prokuroreve te SPAKUT Arben Kraja e Enkelejda Millonai si dhe e gjyqtares se GJKKO Irena Gjoka e bashke me ta edhe Altin Dumani,qe me perkushtim e me pergjegjesi civile po bejne ate per te cilen jane betuar e jane zgjedhur,duke vene ne bangen e te akuzuarve kedo qe ka gjynahe ne kete vend e mbi te gjitha shefat e krimit e te mafjes ne kete vend sic i cileson me gisht i madh e i vogel ne kete vend Salih Ram Berishen e Ilir Rexhep Meten apo Metajn apo sic e cileson vete largofti i ketij vendi "Ilir Floriri"n.S'kane lene nen e ligj te kodit penal pa shkelur pa u futur nje gjemb ne kembe dhe jane bere sheiker,kur nje shqiptar i zakonshem futet ne burg pa nje pa dy edhe per shkeljen me te vogel.Kjo eshte cudia me e madhe ne bote,cudia Shqiptare!

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/10/2023 21:59

    Po vjen fundi yt Sali, o "tokè e xanun", o vrasès dhe hajdut ordiner. Rroftè Shqipèria, rrofshin shqiptarèt, poshtè Sali Berisha, hajduti dhe veasèsi i shqiptarève. Ilir Meta, i shkoftè pas, bashkè me atè kokèmadhen. Vetèm atèherè, shqiptarèt do fillojnè tè besojnè se Shqipèria NUK KA VDEKUR.

    Përgjigju
  • Endri: 21/10/2023 21:39

    Drejtesia eshte nja 26 vite larg me ty o plehre. Duhet te ishe me kohe pas hekurave. Ke gjynahe per te lare me kete popull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar