Shpërdoroi detyrën, SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për pozicione publike për ish-kreun e Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe

3 vite e 4 muaj burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, të vënë nën akuzë për shpërdorim deytre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh. SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Ndërkohë akuza kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-nënkryetarin Gentjan Nushin dhe përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të 2021-shit dhe është ulur në bankën e të akuzuarit me 21 të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin 24 milionë lekë për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën EuroAlb shpk që kishte sjellë ofertën më të lartë. Punimet, fitimet dhe punën, kjo firmë i ndau me një kompani tjetër të biznesmenit Ibrahim Lami, mik me Tushen dhe me lidhje familjare me biznesmenin që fitoi tenderin, Bujar Muratin.

Prokuroria e Posaçme e vë në akuzë ish-kryebashkiakun për 3 tendera fiktiv, në të cilat fituesit ishin paracaktuar para se të shpallej procesi dhe kishin lidhje shoqërore me Fatos Tushen dhe stafin e bashkisë. Në dosjen e SPAK, Fatos Tushe, akuzohet edhe për shpërdorimin e karburantit të shtetit duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiakut dhe 19 të pandehurve nga grupi i është pranuar gjykimi i shkurtuar. Kështu çështja është veçuar vetëm për biznesmenin Bujar Murati dhe Natasha Myrtajn. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

PRETENCA

Fatos Tushe: Pretenca: 5 vjet burg / Nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj
Leonard Sefa:  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Konvertohet ekzekutimi i denimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove pasi është shtatzënë. )
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj
Gjergji Mëhilli  1 vit / 8 muaj
Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj
Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet
Gazmend Ccela  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 03/06/2022 14:47

    Çjane keto denime qesharake…. Mbyllini perjete burgjeve keta peshkaqene mostra… te punojne qe te nxjerrin kafshaten e bukes qe do hane…, jane qenie te padobishme dhe te rrezikeshme me ndergjegje…

    Përgjigju
  • Artur: 03/06/2022 13:12

    Mund te ma shpjegoi njeri se pse njenpersoni te arrestuar e denuar per korrupsion nuk i hiqet perjete e drejta per marrjen e detyrave publike?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja