TIRANË- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar 2 vite bur për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ku duke zbritur 1/3 nga gjykimi shkurtuar mbetet 1.4 vite burg. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se përveç dënimit me burg, SPAK kërkon edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.
Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshirjnë "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO vendosi sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit. Vendimi u mor pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.
Gjykata Speciale ka sekuestruar një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë, që të gjithë në pronësi të Adriatik Llallës.
2 vjet burg e 5 vjet perjashtim nga funksionet??!! Shume keni kerkuar,me mire jepini pafajesine dhe dergoheni te Meta t'a dekoroje me medalje per devotshmeri ne sherbim e detyre dhe mbyllet kjo histori!!!!
PërgjigjuHajde dënim hajde ,ky shkatërroi sistemin e drejtësisë për vite me rradhë,kriminelët të korruptuarit hajdutët dilnin të pa pafajshëm, shkatërroi organin më të rëndësishëm të demokracisë Drejtësinë, dhe ju kërkoni 2 vjet heqje lirie ,më mir i jepni një dekoratë....
Pse rebeloheni e dashur Iris fundja ju jeni nje ndjekese e rregullt e ketij portal I online... Mendoj pse duhet te niset tek ky burr (pa pasur simpati) ka pasur edhe raste me miserabel me terribel... Fundja as ka vrare e as ka prere. Fundja kushdo ne shqiperi me poste publike miliardera Jan... Keshtu qe degjohemi komentin edhe historine e rradhes!