SPAK kërkon arrest për Berishën, Kikia: I pari ish-kryeministër që vihet në një masë sigurie si kjo! Parlamenti do ta votojë, mazhoranca i ka votat

SPAK i ka kërkuar sot Kuvendit autorizimin për ashpërsimin e masës së sigurisë, nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, analisti Mentor Kikia tha se kjo është e para masë sigurie që i vihet një zyrtari të lartë të këtij niveli në Shqipëri.

‘Refuzonte policinë gjyqësore të paktën 3 herë ka refuzuar të shkojë në prokurori. Do duhej që kjo histori të merrte një zgjidhje. Berisha kërkonte që vendimi të kalonte përmes parlamentit gjë e cila nuk ndodhi dhe tani prokuroria kërkon në parlamenti të autorizojë për të ndryshuar masën e arrestit, në ‘arrest shtëpie’. Drejtësia duhej të shpjegonte nëse të gjithë janë të barabartë para ligjit. Për herë të parë kemi një zyrtar të këtij niveli në Shqipëri që do ti shtrëngohet një masë sigurie që do ti kërkohet ‘arrest në shtëpi’ dhe që i vihet në një masë sigurie si kjo. I pari ish-kryeministër që do të hetohet për vendime të marra një mënyrë kolegjiale. Deri tani nuk ka patur asnjë precedent për vendime që janë marrë në mënyrë kolegjiale nga këshilli i ministrave.’- tha Kikia.

Gazetari pohoi se mazhoranca i ka numrat për të votuar kërkesën e prokurorisë, shto këtu edhe faktin se ndarjes së grupimeve brenda Partisë Demokratike.

‘ Kjo është një çështje etike. Tani mazhoranca i ka votat që kërkesa e prokurorisë do të votohet. Shtuar edhe grupime të tjera në PD. Nuk do të ketë asnjë surprizë në këtë drejtim. Parlamenti do ta votojë. Është në hetim dhe jo në akuzë.’- tha Kikia.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano