Këshilli i Mandateve, PS-PD dakordësi: Të arrestohet Arben Ahmetaj! Raporti pritet të votohet të hënën në seancë plenare! Avokatët: Po bëhet për show

TIRANË- Kuvendi pritet t’i japë të hënën dritën jeshile SPAK për arrestimin e ish ministrit Arben Ahmetaj. PD e PS vendosën në Këshillin e Mandateve që t’i kërkojë Kuvendit të japë autorizimin që kërkon, fillimisht për kontrollin e banesës së ish ministrit e më pas arrestimin e tij. Opozita prezantoi dhe dorëzoi sot Raportin e në Këshillin e Mandateve që miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, ndërsa mazhoranca tha se raportin do ta paraqesë të premten para orës 12:00, kur edhe do të mblidhet këshilli legjislacionit për pasqyrimin e raporteve.

Në mbledhjen që u shoqërua me debate, dhe ku të pranishëm ishin dhe kreu i SPAK e avokatët e Ahmetajt. Demokratët kërkuan që autorizimi t’i jepej që nesër në Kuvend SPAK-ut, por ishte PS që kërkoi më shumë kohë.

'Kërkesa jonë ishte që raporti të shqyrtohej si pikë e parë e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme por u vendos në mënyrë arbitrare që të shqyrtohej të hënën. Nesër që në mëngjes do të depozitojmë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së nesërme. Çdo vonesë është pengim i drejtësisë.'- tha Bardhi.

Deputeti socialist Arben Pëllumbi tha se mazhoranca duhet të dëgjonte palën mbrojtëse në mënyrë që të përgatiste raportin.

'Duhet të përgatitet mendimi dhe raporti i mazhorancës. Ne sot nuk mund të kishim një raport të parapërgatitur pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne do të përgatisim raportin tonë të cilin do ta dërgojmë në të premten para orës 12:00.'- tha Pëllumbi.

Bardhi përsëriti në fund të mbledhjes, se dosja e vënë në dispozicion të Kuvendit nga SPAK, mban edhe emra zyrtarësh të tjerë, mes të cilëve ish ministri Damian Gjiknuri.

'Disa nga emrat janë bërë publike sikundër disa të tjerë janë të kallëzuar prej nesh. Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, 2 ish kryetarë bashkie, sot deputetë, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo. Kjo organizatë kriminale, pse po veçohen çështjet nga SPAK se duket qartë që ka një qëllim që kjo veprimtari të mos trajtohet si grup i strukturuar kriminal.'- tha Bardhi.

Avokatët e ish ministrit, që lanë mbledhjen pas prokurorëve, thanë se akuzat ndaj tij janë hamendësime, ndërsa refuzuan të thonë se ku ndodhet Ahmetaj. Sipas tyre SPAK po e bën çdo gjë për shoë dhe për të përbuzur pozicionin e deputetit.

Vetë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Sipas Zërit të Amerikës, nga verifikimet e sinjalit të celularit të Ahmetajt, rezulton se momenti i fundit i vendndodhjes të ketë qenë Kanadaja. Dyshohet se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit shkresën për arrestimin.

Çfarë kërkon SPAK
Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

Telefoni i ish bashkëshortes së Ahmetajt, ka qenë prova ‘bingo’ për prokurorët pasi në atë telefon janë zbërthyer mijëra mesazhe dhe telefonata që janë bërë dhe që prokuroria mbështet akuzat për të. Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mertirit.  Në kërkesën që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku argumenton pse kërkon t’i hapet rruga për arrestimin e deputetit Ahmetaj, renditen veprimet për të cilat akuzohet ai kur ka pasur funksionet si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas si ministër i Financave, për t’i mundësuar biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Mbrojtja e Arben Ahmetajt në mbledhjen me dyer të mbyllura: U hetua jeta personale! Në kërkesën e SPAK, asnjë shkak i ligjshëm

 

Avokatët e Arben Ahmetajt nuk arritën të bindin PS e PD, të cilët vendosën t’i sugjerojnë Kuvendit t’i heqë imunitetin. Në mbrojtjen e tyre në mbledhjen me dyer të mbyllura, 2 avokatët e ish ministrit përdorin argument kryesor se kërkesa e SPAK nuk ka asnjë shkak të ligjshëm. Sipas mbrojtjes, SPAK ka hetuar jetën personale të Ahmetajt.

“Të favorizuar edhe nga pozita e tij politike vulnerabël, hetuesit i rikthehen nje metode të vjetër hetimi: nuk synohen faktet penale, po fillojnë dhe hetojnë personin! Provat që shoqërojnë kërkesën, demonstrojnë qartë se hetuesit kanë kaluar në sitë të gjithë jetën private dhe financiare të ish-ministrit. Historia e inceneratorëve ka filluar aty nga viti 2014. Ç’punë kanë hetuesit me kompanitë e tij “Hermes” dhe “H-Communications”, me biznesin e tij të filluar 15 vjet më parë, kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror, ç’punë kanë hetuesit me deklarimin e pasurisë së tij pas zgjedhjes deputet, të ciulat nuk kanë asnjë lidhje me faktin penal që ata pretendojnë se ka ndodhur?”- thuhet në deklaratën e avokatëve.

Në mbrojtje, dy avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori ndalen edhe te dakordësia që ka dhënë dikasteri i drejtuar nga Ahmetaj për inceneratorët.

‘Së pari, shprehja “parimisht dakord”, është një qëndrim politik i ministrit Ahmetaj: pra, në kuadrin e politikave qeverisëse të MZHETS, ministri nuk mund të shprehej kundër një projekti që synonte të menaxhonte mbetjet urbane dhe të prodhonte prej tyre energji në qytetin e Elbasanit. Së dyti, ministria që ai drejtonte nuk kishte asnjë detyrim për ndjekjen e procedurave, verifikimin e shoqërisë konçesionare apo aftësive të saj teknike. Së treti, kjo dakordësi në parim nuk prodhoi asnjë pasojë juridike, sepse për shkak të vërejtjeve të disa ministrive dhe enteve që ligji i ngarkonte të jepnin mendim, ky projekt nuk u kthye në vendim të Këshillit të Ministrave. Ministri nuk kishte asnjëlloj vendimmarrjeje nëse do të kishte garë apo, cila do të ishte forma e konçensionit që do të aplikohej dhe cila kompani do të zgjidhej.’- thanë avokatët.

Para deputetëve, avokatët mohojnë që mes pasurive të tjera, vilat në Hamallaj dhe Palasë u përfituan nga lidhjet e Ahmetajt me biznesmenët e inceneratorëve, siç referohet në dosjen e SPAK.

“Pretendohet nga akuza se Erjola Hoxha, bashkëjetuese nga viti 2022 e deputetit Ahmetaj, ka përfituar nga Klodian Zoto një vilë në Hamallaj. Është e vërtetë se Klodian Zoto e ka porositur këtë vilë, por nuk ka paguar asnjë grosh për t’u bërë pronar i saj. Në kushtet kur ai është tërhequr, kjo vilë është përfituar mbi bazën e një kontrate të rregullt nga z.Gerian Kuka. Ky i fundit, fillimisht ia ka dhënë me qira dhe më pas ia ka shitur Erjola Hoxhës, me fonde plotësisht të ligjshme dhe të justifikuara dhe të transferuara tek shitësi në rrugë bankare. Nëse del emri Klodian Zoto, hetuesve “prifti u duket si korofillak”. Po Klodian Zoto nuk e ka zotëruar kurrë këtë pasuri, ka pasur një ide që ta kishte, por nuk ka financuar; atëhere, si mund të pretendohet që ai ka falur një pasuri që nuk e ka zotëruar ndonjëherë. Një situatë e ngjashme është edhe ajo e vilës në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Shoqëria “Inerte” SHPK ia ka shitur një zonje me shtetësi zviceriane, të quajtur Elda Dinaj, e cila ka marrëdhënie të ngushta që nga koha e viteve të rinisë me znj. Mançka. Blrësja ka paguar këstin e parë, me transaksion të rregullt bankar nga Zvicra. Punon në një kompani prestigjoze dhe zotëron fonde për ta mbuluar jo vetëm këtë investim, por dhe investime të tjera të bëra në Shqipëri. Nisur vetëm nga fakti se për mobilimin e kësaj vile dhe mirëmbajtjen e saj interesohej Albina Mançka, atëhere kjo quhet një pasuri e vënë në rruga korruptive.”- thanë avokatët.

Sipas avokatëve Arben Ahmetaj ndodhej jashtë për të ngutshme familjare ndërsa nuk kishte pasur asnjë dijeni se Prokuroria do të paraqiste një kërkesë të tillë para Kuvendit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 19:04
Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve: S’kemi pse bëhemi avokat i askujt, gjykojmë vetëm në procedura

 

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shprej se do t’i sugjerojnë në seancën plenare autorizimin për arrestimin e Ahmetajt. Pëllumbi u shpreh se ato gjykojnë nëse procedurat janë të rregullta ose jo, por jo për faktet.

‘Duhet ti sugjerojë seancës plenare dhënien e autorizimit për prokurorinë që të zhvillohet një proces i rregullt. Duhet të përgatitet mendimi dhe raporti i mazhorancës. Ne sot nuk mund të kishim një raport të parapërgatitur pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne do të përgatisim raportin tonë të cilin do ta dërgojmë në të premten para orës 12:00. Të kuptojmë se këshillit për Mandatet nuk është gjykatë. Nuk jam personalisht, jemi anëtarë të këshillit të Mandateve dhe përfaqësojmë 140 deputetët. Do t’i japim sugjerimin seancës. Gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte është zbatuar apo jo dhe ka apo jo fakte nëse ndaj kolegut tonë ka ndikime politike apo jo. Sa kohë që bindemi nëse procedura është e rregullt apo jo, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt.’- tha Pëllumbi.

Ora 18:57
Bardhi: Do kërkojmë që çështja ‘Ahmetaj’ të futet nesër në rend dite! Në dosje përfshihen deputetë të tjerë

 

Deputeti Gazment Bardhi bëri me dije se opozita do të kërkojë mëngjesin e nesërm që të ndryshojë rendin e ditës për t’i dhënë dritën jeshile SPAK-ut që të vijojë me drejtësinë për Arben Ahmetajt. Sipas tij, në dosje përfshihen edhe emra të tjerë të PS si Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo.

“Siç besoj e keni transmetuar dhe është mësuar, Këshilli me votë unanime vendosi ti rekomandojë seancës plenare përmbushjen e kërkesës së lirisë, arrestimin dhe kontrollinn e banesës për deputetin Ahmetaj.

Opozita sot në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve depozitoi raportin e saj me shkrim. Kërkesa jonë ishte që raporti të shqyrtohej si pikë e parë e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme por u vendos në mënyrë arbitrare që të shqyrtohej të hënën. Nesër që në mëngjes do të depozitojmë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së nesërme. Çdo vonesë është pengim i drejtësisë.

Disa nga emrat janë bërë publike sikundër disa të tjerë janë të kallëzuar prej nesh. Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, 2 ish kryetarë bashkie, sot deputetë, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo. Kjo organizatë kriminale, pse po veçohen çështjet nga SPAK se duket qartë që ka një qëllim që kjo veprimtari të mos trajtohet si grup i strukturuar kriminal. Mëshirë pë rata që abuzojnë me detyrën e shpërdorojna ëbeisamin e qytetarëve dhe nga të pastrehë bëhen me vila nga veprimtari korruptive, s’ka për të pasur kurrë nga deputetë të opozitës.

Avokatët nuk e deklaruan vendndodhjen e Ahmetaj, pohuan komunikimin.

Jam i bindur që Prokuroria do e vazhdojë hetimin qoftë për episode të tjera apo zyrtarë apo ish zyrtarë. Kam besim të plotë, dua të besoj që SPAK do e përmbushë pritshmërinë. Ky akt për zv.kryeministrin është vetëm 1 e dhënë, kemi nevojë për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Kemi për të krijuar një grup të ri në 313 apo paraburgimin e Durrësit”, tha Bardhi.

Ora 18:49
Salianji pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Edhe emri i Damian Gjiknurit përmendet në dosje, ka edhe zyrtarë të tjerë

 

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shpreh se në dosjen që po heton prokuroria për Arben Ahmetajn ka edhe emra të tjerë të zyrtarëve socialistë.

‘Kërkuam që të kalojë nesër, por u shty me pretekstin se do i duhet kohë! Do të kërkojmë edhe nesër. Është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë një rast të madh korrupsioni ku 10jetra persona deputetë aktual të PS-së kryetra bashkie, funksionarë të lartë për këtë arsye Edi Rama e qeveria e tij duhet të japë dorëheqjen. Ju thatë që ka dhjetëra persona. Kjo është një pyetje që i takon prokurorëve. Unë i kam pyetur dje. Ish ministrat duhet të jenë të barabartë dhe të mbajnë po njësoj përgjegjësi. Po ekziston edhe emri i Damian Gjiknurit që ju përmendët ashtu si edhe dhjetëra zyrtarë, disa prej të cilëve deputetë të sotëm. Keni ish kryetarë bashkie, ministra, kryetarë bashkie në detyrë e përmenden në këtë raport.’- tha Salianji.

Ora 18:32
PS dhe PD i hapin rrugë SPAK për arrestimin e Ahmetajt

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Opozita prezantoi dhe dorëzoi sot Raportin në Këshillin e Mandateve që miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, ndërsa mazhoranca tha se raportin do ta paraqesë të premten para orës 12:00, kur edhe do të mblidhet këshilli Legjislacionit për pasqyrimin e raporteve. Raporti u prezantua në emër të opozitës nga Kryetari i Grupit Gazment Bardhi.

‘5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale.’- tha Bardhi.

Ora 18:11
Avokatët e Ahmetajt: Nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve! Dëshmitë s’janë të vërteta! Komunikuam me klientin para 5 minutash

 

Avokatët e Arben Ahmetajt thonë se ish zv.kryeministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Para gazetarëve thonë se dëshmitë nuk janë të vërteta.

“Juve keni dëgjuar e përsërisni sikur janë fakte. Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për cështje personale.

Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Shumë dëshmi thatë. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shtrembëroni që në fillim… nga e dini shumë dëshmi. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve”, thanë avokatët.

Ora 18:08
Avokati i Ahmetajt: SPAK s’kishte asnjë provë që të justifikonte kontrollin në banesën e deputetit, po e bën për show për të treguar si dhunohet një deputet

Avokati i Arben Ahmetaj, Ardian Visha në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandatave ku po shqyrtohej kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit tha se prokuroria nuk justifikonte në asnjë rresht arsyen për të kryer kontroll në banesë.

‘Çdo më thënë arratisje? Se nuk e kuptoj? Jemi në dy avokatët e tij prandaj nuk ndodhet. Nuk kam informacion nuk dua ta ndaj me ju. Ahmetaj ka filluar të përballet me drejtësinë. Është e drejta e tij nëse do të vij? Nuk kam thënë taman që nuk gjen drejtësi në SPAK. Në mbajtëm një qëndrim të kundërtat tek ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe të prokurorisë. Ne nuk vërejtëm kurrkund asnjë rresht që të justifikonte të interpretonte nevoja se pse prokuroria ka nevojë të bëjë kontroll të banesës. Kjo mund të bëhet vetëm për shou për të treguar sesi dhunohet një deputet i Kuvendit.Të bësh kontroll në banesë do të thotë përdhosësh një deputet të Kuvendit, të kënaqësh epshet. Jemi kundër arrestit të një deputeti për më tepër me atë materie që ka sjellë SPAK.’- tha Visha.

Ora 17:52
Salianji kërkon përgjigje nga avokatët e Ahmetajt: A i është përgjigjur Prokurorisë për disa vendimmarrje që duhet të merrej në pyetje Rama?

1678183023_finalprojekt.00514107.Still017.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është përplasur me avokatët e Arben Ahmetajt në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku ngriti pyetjen nëse është përgjigjur për disa vendimmarrje që në fakt sipas tij duhet të jepte përgjigje Rama.

“Avokat, ju në fjalën tuaj thatë që duhet t’i ruhemi protagonizmit gjyqësor, thatë që ka gjuhë joprofesionale në relacion, që ka fyerje që prokuroria u soll si Gestapo etj…

Ndërkohë duke i qëndruar mendimit që ne nuk jemi gjykatë dhe që garancia e imunitetit është garanci për sulmet politike po ju pyes pasi thatë që klienti juaj është vunerabël politikisht, mendoni që po sulmohet politikisht nga mazhoranca?

Ne publik po qarkullon që personi nën hetim ju është pergjigjur prokurorise për disa pyetje se prokuroria duhet të pyesë Ramën për disa vendimmarje, keni autorizim ose info për ta qartësuar këtë?” – tha Salianji.

Ora 17:44
Kërkohet arrestimi i ish-zv ministrit, avokati i Ahmetajt: Nuk gjen drejtësi në SPAK

1689173719_1689172833a3.jpeg

Avokati i Arben Ahmetajt, Ardian Visha në mbledhjen e Këshillit të Mandatave, ku SPAK kërkon arrestimin e ish-ministrit, ka deklaruar se nuk gjen drejtësi në SPAK. Ndërkohë deputetja socialiste Ermonela Felaj i është përgjigjur se çfarë ndikimi mund të kenë prokuroret e SPAK kur e kanë kaluar vetingun?

Ora 17:40
Bardhi pyet avokatët e Ahmetajt: Keni prova për ligjshmërinë e pasurisë së klientit tuaj? A rezulton që në udhëtimet e Ahmetaj ka qënë edhe Damian Gjiknuri?

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me avokatët e Arben Ahmetajt, të cilët i ka pyetur nëse kanë prova për ligjshmërinë e pasurisë së klientit të tij. Bardhi po ashtu ka pyetur nëse edhe Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Ahmetajn e me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

'Bardhi avokateve të Ahmetajt: Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për me shumë kohë për mbrojtje. Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004. Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve. Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004? Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie? Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton? A rezulton që në udhëtime njelloj si Ahmetaj me keta dy persona, ka qene edhe Damian Gjiknuri? A e konfirmoni ju kete?'- tha Bardhi.

Ora 16:48
Mbledhja e Këshillit të Mandateve, avokatët: Arben Ahmetaj mungon për arsye familjare

1689175031_1689172833a4.jpeg

Largimi  ish-ministrit Arben Ahmetaj nga Shqipëria ka sjellë debate në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se avokatët janë shprehur se mungesa e Arben Ahmetajt në mbledhjen e ditës së sotme lidhet me arsye familjare.

Ora 16:35
Avokatët e Ahmetajt kërkojnë sërish shtyrje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve

 

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që po zhvillohet në Kuvend, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar që çështja të shqyrtohet në një seancë të posaçme plenare që do të mbahet ditën e hënë në orën 17:00.

Ndërkohë burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori bëjnë me dije se avokatët e Ahmetajt kanë kërkuar më shumë kohë në dispozicion.

Ora 16:26
Kërkohet arrestimi i Ahmetajt, Nikolla njofton se çështja do të shqyrtohet javën e ardhshme! Bardhi: Boll e zvarritet çështjen

1688826664_a.png

Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka nisur me debate. Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar se çështje do të shqyrtohet në seancë javën e ardhshme.

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, duke i thënë se po bashkëpunon me krimin.

‘Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër.’- tha Bardhi.

Ora 15:53
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, Dumani mbërrin në Kuvend

 

Kreu i SPAK Altin Dumani ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë për të zhvilluar mbledhjen e dytë të Këshillit të Mandateve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 13/07/2023 08:27

    Arben Ahmetaj : GJAK PIRÈS , PLAÇKITÈS , GRABITQAR , KRYEHAJDUT , GJAKPRISHUR , FUNDÉRRINÉ , ZVARRANIK ,HORR ,SHUSHUNJÈ , HIENÉ NDYRÉSIRÈ , ZUZAR , BANDIT , KRYEKUSAR , ANTISHQIPTAR , FÉLLIQSIRÉ , FEKALE , DOBIÇ , HALABAK , DREDHARAK i PÉSHTIRÈ , DINAK i URRYER !!!!!!!!!!!! Arben Ahmetaj ti SHTOHEN edhe 2 AKUZA tè tjera qè SPAK ka harruar : SHPOPULLIM tè SHQIPÈRISÉ dhe GENOCID ndaj FÈMIJÉVE SHQIPTARÈ qè NUK KONSUMOJNÈ 3 VAKTET e Ditès , pèr FAJIN e KRYE HAJDUTIT Arben Ahmetaj !!!!!!! Me 10 BURGIME tè Pèrjetshme tè DÉNOHET FÉLLIQSIRA e URRYER Arben Ahmetaj , PA tè DREJTÈ LIRIE me KUSHT .

    Përgjigju
  • Arben: 12/07/2023 23:19

    Problemi kryesor i shqiptareve nuk eshte Ahmetaj apo ndonje emer tjeter konkret! Halli eshte se pse po denohen nga SPAK vetem te majtet!! Kush ka peshe ne SPAK qe vepron kaq ne menyre tendencioze ndaj te majtes shqiptare? Duket sikur SPAK qenka krijuar per te provokuar popullin shqiptar, perderisa nuk respekton aspak zgjedhjen e tij te perhershme (te majten)! Ndoshta duhen te hapen hetime ndaj SPAK!

    Përgjigju
  • Gulliver: 12/07/2023 21:36

    Altin Dumani është sulmues por i mungon goli i parë! Të gjithë personat (kushdo) që i nënshtrohen hetimeve serioze (për shembull 1 milion euro e më shumë raste) DUHET të ndalen në pikat kufitare derisa të përfundojë procesi.

    Përgjigju
    • Andi: 13/07/2023 09:17

      Si nuk i ka shkuar mendja njeriu me pare? Apo ndoshta i ka shkuar dhe është arritur tek "prezumimi pafajësisë" ndër gjithë këto shekuj njerëzim. Ka ligje, ka kushtetute

  • Klodi: 12/07/2023 18:54

    Shkoni e gjejeni tani.E ka rregullu Rama me koh ate ndersa ktu ende besoni se funksionon shteti

    Përgjigju
  • Shoku: 12/07/2023 18:40

    Tigri ju pershendet nga Kanadaja,sa te vendosni ju I mori dhe dollaret me vete

    Përgjigju
    • Or tej: 12/07/2023 22:13

      Dollaret le ti marre se ne kemi Lekun cdo dite e me te forte or teeeejjjjj

  • xxx: 12/07/2023 18:24

    Po si ka mundesi qe Ervin Salianji del si gjel e kendon,kur duhej te ishte denuar.Ai po sfidon SPAK-un e organet gjyqesore.Ku eshte autoriteti i ketyre organeve.Turp kur pranon sfidat e te turperuarit.Ne fakt nuk eshte qudi.Ervini eshte klysh i antishq iptarit Berisha .Parti jone,nuk eshte me demokratike.Ne nje grup qe po pime kafe,anetar te PD,e themi hapur nuk jemi as me Berishen e zagaret e tij dhe as me Bashen,i cili nuk sqaron anetaresine per pastertine e figures se tij,ne rastin e rruges kombit,21 janarin ,lobimin me parat ruse etj.U bejme thirrje anetareve te thjeshte te PD largohuni prej ketyre mostrave.Me te drejte del pyetja se kush duhet te jete ne krye te Partise.Le te mendohemi sa me shpejt .

    Përgjigju
    • Partia: 13/07/2023 06:18

      430 milion euro o rilindas, mplasi mu te Salianji e te PD. 430.000.000 euro, jo lira turke, EURO. O i rilindur...

  • labi: 12/07/2023 16:49

    KUR do arestohet ndonje nga e djathta ,saliu ,sy peshkaqeni mehdi cami ilir kokelopa etj

    Përgjigju
    • Fieri: 12/07/2023 23:26

      Nuk eshte cam mediu ...eshte dobic

  • Gici: 12/07/2023 11:52

    Krimbat e ripjerdhjes

    Përgjigju
  • Mafia: 12/07/2023 10:54

    O spaku keni harruar don agaçin. E gjithe skema eshte e mafiozit engjell agaci

    Përgjigju
  • Klodi: 12/07/2023 10:46

    Vertet menduat se Rama do arrestonte krahun e djatht te vetin? I shkreti popull qe ende beson ne ket vend

    Përgjigju
  • Edi beni: 12/07/2023 10:15

    Nuk arrestohen trimat...ne Kanada me 5 yje jam ..shqiptareve pakesoi buken dhe shtoi drurin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë