Për të dytën herë, deputetët e Partisë Socialiste nuk janë paraqitur në mbledhjen e kërkuar  nga 5 anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve.  Gamzent Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi shkuan sot në Kuvend referuar kërkesës së depozituar 2 ditë më parë, për tu mbledhur me qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit Belinda Ballukut, për t’i hapur kështu rrugën Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e saj.

Kur anëtarët e PD-së kanë shkuar në sallën ku organizohet mbledhja, dera ka qenë e mbyllur. Ndërkohë këta kanë kërkuar praninë e gazetrëve në zyrën e PD-së për një bashkëbisedim, por mediat nuk janë lejuar të futen në ambientet e Kuvendit nga Garda e Republikës, pasi sot është ditë pushimi.

Gazment Bardhi në fjalën për mediat tha se Niko Peleshi e ka kthyer Kuvendin në bunker të Belinda Ballukut. Sipas shkresës që Peleshi u ka dorëzuar demokratëve, argumentohej mosmbledhja e Këshillit bazuar në kërkesën që Balluku ka bërë për 3 javë kohë për mbrojtjen e saj dhe se Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur përfundimisht për çështjen Balluku.

"Peleshi na thotë se Balluku ka kërkuar tri javë kohë dhe ai është i vendosur t’i garantojë asaj të drejtën e mbrojtjes. Çdo kriminel që kërkon të zvarrisë drejtësinë e kërkon këtë. Por kjo nuk do të thotë që ky të jetë argument për Kuvendin", tha Bardhi.

Për opozitën, gjykimi në janar i Belinda Ballukut në Kushtetuese nuk ka lidhje me kërkesën e SPAK për ta arrestuar atë, pasi kur GJKKO e pezulloi zëvendëskryeministren nga detyra, dyshohej për dy tenderë, tani dyshohet për 11.

“Gjyqtarja Marjana Semini ndryshoi votën pas votimit, disa anëtarë të GJK janë marrë peng”, tha Bardhi.

Demokratët do të tentojnë të mblidhen sërish javën tjetër, dhe janë të bindur që herët a vonë, rezultati do të jetë: Belinda Balluku do të shkojë në burg.

Mbledhja e parë e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, ( 5 nga PD dhe 5 nga PS) dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Diskutimet u rrotulluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat konkrete. Anëtarët e PD kërkuan që mbledhja të mbahej brenda 5 ditëve të javës së ardhshme, ndërsa pas 20 minutave pushim, drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Niko Peleshi nuk dha një datë për thirrjen e seancës së radhës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Nuk lejuan gazetarët brenda Kuvendit, Zhupa: Garda sillet si ‘ushtar partie’! Po shkelet liria e shprehjes dhe e shtypit

1764848034_inazhupa.jpg

Foto: Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Gardës së Republikës, të cilët po pengojnë gazetarët të marrin pjesë në konferenca, intervista dhe takime me deputetët e opozitës në ambientet e Kuvendit.

Përmes një statusi publik, Zhupa e cilëson këtë praktikë si një shkelje të hapur të parimeve themelore të një shteti demokratik, duke theksuar se me këto veprime po cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta, si dhe e drejta e publikut për t’u informuar.

Deputetja demokrate nënvizon se deputetëve të opozitës nuk mund t’u kufizohet e drejta për të komunikuar me median në ambientet e tyre të punës dhe se asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë gazetarët.

Reagimi i plotë:

Dënoj me forcë sjelljen e Gardës së Republikës dhe urdhrat e paligjshëm të Kuvendit që ndalojnë gazetarët të marrin pjesë në konferenca, intervista apo takime me deputetët e opozitës.

Kjo është një shkelje e hapur e parimeve themelore të një shteti demokratik.Me këto veprime po shkelet liria e shprehjes dhe e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta dhe e drejta e informimit të publikut. Deputetëve të opozitës nuk mund ti kufizohet e drejta për të takuar gazetarët në ambjentet e tyre të punës.

Asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë median dhe asnjë gardë nuk është mbi Kushtetutën. Garda e Republikës duhet të jetë në shërbim të shtetit dhe ligjit, jo e kthyer në ushtarët e partisë shtet.

Nëse edhe ky komandant i radhës i Gardës ka ambicie personale për t’u bërë kryetar bashkie, si i pari nga PS, kjo nuk e justifikon aspak sjelljen e tij politike dhe abuzimin me detyrën publike.

Ora 12:03
Sallat e parlamentit të kyçura, Bardhi: Peleshi e ka kthyer Kuvendin në bunker të Ballukut! Ka kërkuar 3 javë për mbrojtjen, po i japin kohë që të prishë provat

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në komunikimin për medit, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin se e ka kthyer institucionin në bunker të Belinda Ballukut. Në shkresën që Peleshi u ka nisur deputetëve të PD-së sqarohet se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese për çështjen Balluku dhe se zv.kryeministrja ka kërkuar 3 javë kohë për tu mbrojtur.

Bardhi tha se Niko Peleshi ka mbyllur çdo sallë të Kuvendit si dhe atë të PD-së duke mos lejuar as zhvillimin e një takimi me gazetarët në zyrë. Bardhi tha se do të vijojnë me kërkesat për mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

“Një e dyta e anëtarëve të Këshillit të Mandateve kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit. Sot mbushen plot 10 ditë nga momenti kur SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun, e cila akuzohet për shkelje në 11 procedura prokurimi me një vlerë prej 1.1 miliardë euro. Deputetët e opozitës u paraqitën në mbledhje. Me një akt të turpshëm, Niko Peleshi jo vetëm ka mbyllur çdo sallë në Kryesi, por ka penguar deputetët që edhe në sallën e grupit të tyre të kishin mundësi të komunikonin me mediat. Nuk ka ndodhur kurrë që kjo godinë të shndërrohet në bunkerin e Belinda Ballukut.

Kryetari i Kuvendit, që kthehet në zyrtarin e dytë që, në vend t’i shërbejë interesit publik, e ka kthyer zyrën e tij në zyrë avokatie të Ballukut, duke zvarritur një kërkesë të ngutshme. Këta po tentojnë, duke i dhënë kohë Ballukut, të intimidojnë dëshmitarë dhe të prishë provat. Peleshi ka nisur një shkresë, e kemi lexuar pesë herë dhe nuk e kemi kuptuar çfarë ka shkruar. Peleshi na thotë se Balluku ka kërkuar tri javë kohë dhe ai është i vendosur t’i garantojë asaj të drejtën e mbrojtjes. Çdo kriminel që kërkon të zvarrisë drejtësinë e kërkon këtë. Por kjo nuk do të thotë që ky të jetë argument për Kuvendin.

Niko Peleshi sqaron se Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar dhe se, për këtë arsye, nuk mund të mblidhet Këshilli. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mbledhjen e Këshillit sipas rregullores. Hap ligjor për të shpërthyer sallën e mbledhjes apo për të marrë peng Peleshin nuk kemi dhe nuk do ta bëjmë”, tha Bardhi.

Xh.K/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Tanguli: 26/12/2025 13:57

    O çfar karagjozēsh kta tē opozitēs po kur ti ske shumicēn si do mblidhesh ti e me çfar tē drejte ti do japēsh leje pēr ti heq imunitetin. Po nē cilin vēnd tē Botēs bēhet kjo ? E pa besushme çfar bējn kto lloi vemjesh. Megjithse un jam qē tē gjith hajdutēt tē futen nē burg me nē krye Sali Bajgēn

    Përgjigju
    • Mamurrasi: 26/12/2025 17:11

      O bejne vete ligenat se e dine se eshte pushim sot, por po tallen me popullin

  • zakarel zaka: 26/12/2025 12:40

    HAPUINI DYERT MER LEGENA

    Përgjigju
  • Luli: 26/12/2025 11:41

    Vaj me det qfar shteti kemi

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 26/12/2025 12:26

      Sot eshte pushim .Duhet te paraqitet ne spak bardhoshja per vrasjen ne Elbasan .

  • Sondazhi i ditës: 14 Janar, 18:35

    Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?