Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot të Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Sipas tyre 1 javë është e mjaftueshme për anëtarët që të njihen me provat e dosjes me mbi 10 mijë faqe të vënë në dispozicion nga SPAK i cili kërkon arrestimin e Ballukut.
Socialistët kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës se Prokurorisë së Posaçme nuk do bëhet para se të shprehet Gjykata Kushtetuse për çështjen e pezullimit të anëtarit të qeverisë, çështje që do të shqyrtohet më datë 22 janar.
Lajm ne perditesim...
Komente









