Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares

Laert Haxhiu, kundërshtar i ish-kreut të bandës së Lushnjës rrezikon të mbyllet përjetësisht në qeli. Në procesin që po mbahet në mungesë të tij në Gjykatën e Posaçme, SPAK kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të Haxhiut, nën akuzë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017 ku mbetën të vrarë 2 persona.

Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha u qëlluan me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht. Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Atentati e pati zanafillën në 25 shtator të vitit 2016, kohë kur u tentua të vritej, nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, ngjarje për të cilën Laert Haxhiu ishte i shpallur në kërkim, i dënuar me 18 vite burg në mungesë. Pikërisht gjatë kohës që i fshihej drejtësisë, Haxhiu vrau 2 persona.

6 vite pas masakrës, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi, në maj të 2023-shit. Gjykata e Apelit në Janinë i ka hapur rrugë ekstradimit të tij në Shqipëri, por 31-vjeçari lushnjar ka ende edhe një mundësi të fundit në shtetit grek për të kundërshtuar vendimin e ekstradimit në Gjykatën e Lartë.

Dy vjet pas “masakrës së Lushnjës” ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera. Njëri dyshohet se lidhet me Laert Haxiun. Besnik Hida, daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi i cili kërkonte të bënte drejtësi për atentatin ndaj nipit të vrarë nga Haxhiu u vra në një atentat mafioz në 2019-ën.

Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. Mes rrëfimit ishte dhe planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre.

Lufta mes bandave të Lushnjës ka nisur herët, pasi njerëz të Aldo Bares i dogjën shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, duke pasuar një seri vrasjesh.

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë