Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me ndërtimin e një pallati 14-katësh nga vëllai i tij.

Nëse do të pranohet pretenca e SPAK, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-kryebashkiaku demokrat Kapri do të dënohet me 1 vit burg.

Ndërsa, për Specialisten pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec, Besmira Niko, prokurorja Manjola Kajana kërkoi 8 muaj burgim që do konvertohet në shërbim prove, 1 vit e 6 muaj dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. 

Për  juristin e bashkisë, Besian Meçon, u kërkua 1 vit burg, që do konvertohet në 1.4 muaj shërbim prove dhe me dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Seanca për mbrojtje dhe vendim u caktua në datë 5 shkurt, ora 12.00.

Organi i akuzës thotë se edhe dy zyrtarët e bashkisë që janë marrë të pandehur, lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin.

Dosja

Më 14 tetor ish kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri u mor si pandehur nga SPAK, nën akuzë se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.

Jo vetëm kaq, por pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.

Të pandehur për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' bashkë me ish kryetarin e bashkisë Kapri u morën edhe juristi i bashkisë, Besjan Meço dhe Besmira Niko në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec. 

Kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri është marr i pandehur nga SPAK edhe më herët. Së bashku me ish vartësit e bashkisë ish kryebashkiaku u akuzua për abuzim me një tender me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Por me vendimin e 9 qershorit 2024, Apeli i Posaçëm i shpalli të pafajshëm duke konfirmuar vendimin e GJKKO-së për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anna: 21/01/2025 17:25

    Po mire bene qe e denuan Po kurioze jemi te dime kur do denohen ata qe vras in Se djale me te mire Zor se gjen ne pogradec Dhe vellai I ketit do ta bente pallatin sikur te ishte Kryebashkiak dhe vete zoti Kane 2 vjet qe meret spaku me kaprin Burgu per burrat este vella hic mo u merzit Hap e mbyll syte iku viti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë