TIRANE-Tre vite pasi u arrestua me akuzën e korrupsionit pasiv dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj, SPAK kërkon të konfiskohet pasuria e ish-gjyqtarit tëApelit tëTiranës Shkëlqim Miri.

Sipas kërkesës së siguruar nga ReportTv SPAK kërkon në GJKOK që 144.810 euro, 9.335.350 lekë si dhe 1 mijë dollarë të konfiskohen si pasuri që nuk justifikohen në mënyrë të ligjshme.

Këto para u sekuestruan gjatë një bastisje të Policisë së Shtetit në banesën në Tirnaë të gjyqtarit, i cili sipas hetimeve përfitoi 30 mijë euro ryshfet nëpërmjet kushëririt të tij Kujtim Mirit. Korrupsioni ishte që gjyqtari të linte në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda,çka do t’i sillte këtij të fundit lirinë.

Gjatë hetimit ish-gjyqtari pretendoi se këto para i kishte marrë hua tek të afërmit për t’u kuruar jashtë vendit, por pretendimi i tij u rrëzua nga gjykata.

Dënimin me 2.6 vite Shkëlqim Miri e shleu shumicën me afatin e paraburgimit dhe në mars 2019 la qelitë e burgut, duke humbur edhe profesionin e gjyqtarit.

Kërkesa për konfiskimin e pasurisë së Shkëlqim Mirit