I ulet dënimi/ Për 15 ditë lirohet gjyqtari që u arrestua për korrupsion

I ulet dënimi/ Për 15 ditë lirohet gjyqtari që u arrestua për korrupsion

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur që të ulë dënimin e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, nga 2.8 vite burg në 2 vite, ç'ka do të thotë se për 15 ditë pritet që të lirohet nga qelia.Shkëlqim Miri u arrestua nëntorin e vitit 2017 për korrupsion, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës. Ndërkohë që Apeli vendosi që të ulë 8 muaj burg. Duke llogaritur edhe afatin e paraburgimit, ish-gjyqtari pritet që të lirohet nga burgu për 15 ditë. Shkëlqim Miri sipas gjykatës përfitoi 20 mijë euro ryshfet nëpërmjet Kujtim Mirit për të lënë në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda,ç’ka do t’i sillte këtij të fundit lirinë.Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.

Gjyqtari Miri thirej“Çekiçi”

Tre ditë para arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe të afërmit të tij Kujtim Miri, mes të dyve, të akuzuar për korrupsion, ka pasur një takim poshtë shtëpisë së gjyqtarit të apelit në lagjen “Myslym Shyri” në Tiranë. Në dosjen hetimore rezulton se më datë 7 tetor 2017, Kujtim Miri, është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu pyetur si person ndaj të cilit kryen hetime, ndërkohë në përgjimet telefonike ai thirej me nofkën “Çekiçi”. Kujtim Miri rezulton se nuk ka dhënë shpjegime, dhe sapo ka lënë ambientet e prokurorisë është ndjekur nga agjentët e fshehtë. Fillimisht sipas vëzhgimit që i është bërë, ai ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite në ora 19:40 po më datë 7 nënëtor 2017 ulet në një bar kafe në rrugën “Islam Alla” ku është dhe shtëpia e gjyqtarit dhe aty takohet me këtë të fundit.

30 mijë euro në zarfin e bardhë

Po sipas dosjes, Kujtim Miri mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx si dhe gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri mbajtës i telefonit 0692069xxx, janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 Maj 2017 si dhe në datat 4,5, dhe 8 qershor 2017 që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017. Një tjetër provë, sipas të cilës gjyqtari Miri ka qenë i përfshirë në këtë akt-korruptiv, është dhe fakti se ai është përgjuar teksa komunikon me Kujtim Mirin 6 minuta para se ky i fundit, i njohur si sekseri, do të takonte në lokalin në Fushë-Krujë ku u paguan 30 mijë euro shtetasin Alban Bucin dhe shtetasin me iniciale N.A.,i cili rezulton të jetë dhe vjehri i Gentjan Dodës.

“…I dhashë një thes me dokumenta…”

Mes tyre sipas akuzës më 23 Maj 2017 ka pasur tre telefonata më 18:57 minuta e cila ka zgjatur 72 sekonda, më 21:05 telefonatë që ka zgjatur 32 sekonda dhe një telefonatë prej 1 sekondi. Më pas ka qenë gjytari Miri që ka telefonuar të afërmin e tij Kujtim Miri dhe kjo bisedë ka qenë rreth orës 21:36 minuta ka zgjatur 21 sekonda dhe nga pamjet filmike të lokalit të ndodhur në Fushë-Krujë ku është dorëzuar zarfi i bardhë me 30 mijë euro, përkon me kohën që Kujtim Miri ishte në lokal me personat e dërguar nga Gentian Doda. Më 25 Maj 2017 rezulton se është përgjuar dhe Alban Buci, shtetas në kërkim po për të njëjtin hetim, dhe mëngjesin e 25 Maj 2017 në ora 09:45 min Buci njofton të afërmit e Gentian Dodës duke u shprehur “…i dhashë atyre një thes me dokumenta…”. Ndërkohë vendimi për lënien në fuqi të ndryshimit të akuzës nga vrasje në plagosje me pasojë vdekjen ndaj Gentian Dodës ishte planifikuar të jepej në gjykatën e apelit më datë 6 qershor 2017, por kjo seancë është shtyrë për më datë 7 qershor.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 27/02/2019 16:06

    Tani do i japin demshperblim!

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/02/2019 14:26

    Me kyt drejtsivqe kena na shiko kur t marrin demshperblim

    Përgjigju
  • Berti: 27/02/2019 13:40

    Parate e krimit ja kthyhet. Denimin ja ulet dhe ku eshte drejtesia ketu? Mbase e ha kanceri qe ka ne koke.

    Përgjigju
    • Lei: 26/03/2019 14:54

      Po mor pi.. robsh

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)