OFL i sekuestroi në mënyrë emergjente, SPAK kërkon 'vulosjen' nga Gjykata për pronat e Doçajve dhe blindin e Lulzim Berishës

TIRANË- Katër banesa, dy sipërfaqe trualli tokë arë dhe ndërtimi si dhe dy automjete luksoze dhe të blinduara janë tetë asetet e parë që SPAK konfirmon sekuestron e Operacionit Forca e Ligjit dhe kërkon nga Gjykata t'i bllokoj ato.

Report Tv ka siguruar listën e aseteve ku pronat janë në qarkun e Shkodrës, përkatësisht banesë tre katëshe në Shkodër në pronësi të Artan Doçit, banesë dy katëshe në pronësi po të Artan Doçit, banesë dy katëshe plus papafinngo në pronësi të Martin Bletës, të dyshuar kryesor si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020.  

Dy automjete, Mercedez Benz prodhim viti 2012 dhe BMW e blinduar, po ashtu kërkohet të sekuestrohen nga Gjykata pas sekuestros emergjente që ka vendosur më herët OFL. Automjeti BMW i blinduar është në pronësi të Lulzim Berishëspër të cilën avokati i tij, Detar Hysi për Report Tv tha se e ka mësuar nëpërmjet mediave vendimin e SPAK për të kërkuar sekuestro në gjykatë. "Ende nuk jemi vënë në dijeni të vendimit të SPAK për të kërkuar sekuestro në Gjykatsë. Pët çdo veprom do të ndjekim rrugët ligjore. Kërkesën për sekuestro e mësova nëpërmjet medias, kemi dhënë shpjegimet tona pranë OFL-së", tha ai në një prononcim për Report Tv.

Ndër pronat e tjera janë banesë dy katëshe me njësi shërbimi në pronësi të M.D si dhe tokë arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe truall me sipërfaqe 350 m2, po në pronësi të M.D në shkodër.

VIDEO/ Nga aksini i OFL në pronat e Doçajve

Këto asete sipas SPAK i përkasin 5 subjeteve Forca e Ligjit të cilëve më herët i është dërguar formulari dhe brenda 48 orëve janë përgjigjur për t'i justifikuar ato nëse i kanë apo jo të ligjshme, teksa vlera e tyre ekonomike përllogaritet në 20 milion euro. Pas kësaj kërkesë GJKKO, njohur si Gjykata e Posacme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka 15 ditë kohë për t'u shprehur me vendim nëse kjo masë sekuestro është apo jo sipas ligjeve në fuqi.

Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, bënë me dije SPAK, ndërsa disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje.

Deri më tani policia ka referuar pranë SPAK, 24 subjekte pjesë e Operacionit Forca e Ligjit ndërsa rezultojnë të sekuestruara afro 30 automjete luksoze dhe të blinduara të cilat po i nënshtrohen vlerësimit nga SPAK.

Njoftimi i Spak 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karë-Karë Karbunarë: 20/02/2020 18:37

    Kjo eshte ajo qe thone kur qeveriu e kap lepurin me qerre. 30 vjet në mungese të shtetit, dmth transparences, shumë individe bene gjera qe me taksa të rregullta nqse paguan, nuk behen. Por politikanët u pasuruan gjithashtu në kurriz të këtyre qe sot i quajne kriminele dhe në fund ç bejne? Ndertojne shtet dhe pastaj ua marin.. Kjo quhet “rrjetë merimange” ose “çark” Përfundimet tuajat!

    Përgjigju
  • Gentian Doçi: 20/02/2020 18:35

    Vetem makinen i sekuestrun atij tfortit nr 1 te durrsit? Qekan kput ne byth mo. Merrja mor ofl tgjitha leje me brek tvij verdall ndurrs.

    Përgjigju
  • YTR: 20/02/2020 18:16

    Mire se i sekuestrojne, po kush ka b*le me i ble ne ankand???

    Përgjigju
    • Injoranti: 20/02/2020 18:30

      Ore injorant hahhhah po pse duhet qe dikush ti bleje? Ai qe ka para dhe tru bën gjera të jashtezakonshme duke ndihmuar dhe komunitetin qoftë dhe nga ana optike me arkitekture bashkekohore dhe jo shemtira? Kush ka pará dhe tru nuk i blen keto, vetem robi si ti mund ti bleje qe s ka dy pare mend.

  • Selenice: 20/02/2020 17:38

    Në Vlore more te uruare kur do vini? Miliarda ka jo miliona për tu sekuestruare

    Përgjigju
  • Zaho: 20/02/2020 16:01

    Tamam doc i docerve....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit