SPAK kërkon zgjatje të hetimeve me 3 muaj për grupin e Laert Haxhiut! Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO

SPAK kërkon zgjatje të hetimeve me 3 muaj për grupin e Laert Haxhiut! Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO

Laert Haxhiu

Prokuroria e Posaçme kërkoi zgjatje të hetimeve me tre muaj për grupin e Laert Haxhiut, për të plotësuar hetimet. Por kjo kërkesë u pranua pjesërisht nga GJKKO.

Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra për të përfunduar plotësisht hetimet dhe ta dërgojë çështjen në gjyq.

Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.

Arrestimi i Artan Tafanit, pas një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, coi në goditjen e grupit të Laert Haxhiut.

Tafani u bë i penduar i drejtësisë dhe rrëfeu disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë viteve 2021-2023, duke nisur nga vrasjet, atentatet e deri te vjedhjet me dhunë.

Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni të gjërë policor që u shtri në të gjithë vendin.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • donatori: 26/09/2024 16:27

    publikoni nje numer llogarie bankare te bejme donacion 2.000 lek te blej policia nje meter muri se lane nam hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament